E enjte, 25 Korrik, 2024

IRAN: 12 TË VRARË NË SULMIN KUNDËR STACIONIT TË POLICISË

Dymbëdhjetë policë u vranë dhe shtatë të tjerë janë plagosur si rezultat i një sulmi kundër një stacioni policor në Iran, – ka bërë të ditur agjencia e lajmeve IRNA. Autoritetet në qytetin Rask thanë se sulmi kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në jugperëndim të Teheranit, – përcjell kdp.mk.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA, bën të ditur se „në këtë sulm terrorist që u krye të enjten në mbrëmje janë vrarë dhe plagosur disa” prej sulmuesve dhe se situata është nën kontroll.

Sulmi pretendohet të jetë kryer nga grupi separatist i myslimanëve sunitë, Jaish al-Adl, sipas raportimit të televizionit shtetëror. Radio Evropa e Lirë rikujton se më 2019, ky grup kishte marrë përgjegjësinë për  një sulm vetëvrasës me bombë në një autobus ku mbetën të vrarë disa anëtarë të forcave të Gardës Revolucionare të Iranit.

Në muajt e fundit, militantë dhe grupe të vogla separatiste në rajonin e banuar me shumicë sunite, kanë sulmuar stacionet e policisë.

Në Iran provinca e Sistanit dhe Baluçistanit janë ndër zonat më pak të zhvilluarat.

Të fundit