E shtunë, 27 Korrik, 2024

BLLOKIMI I PROCESIT TË INTEGRIMIT, PËRPLASEN PARTITË

“Por u konfirmua se i vetmi frenues i shtetit është koalicioni pro-rus, anti-BE, anti-NATO i VMRO-DPMNE dhe “Të Majtës”. Është faji i tyre që nuk hapim kapituj”, theksojnë nga LSDM. Ndërkohë, nga VMRO-DMNE theksojnë se negociatat me BE-në nuk kanë filluar për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit

Mesazhet nga Brukseli mund të ishin krejtësisht të ndryshme, fitimtare, për të njoftuar se vendi vazhdon të hapë kapitujt e të gjitha grupimeve të negociatave me BE-në, se rruga jonë e integrimit europian vazhdon, theksohet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Por u konfirmua se i vetmi frenues i shtetit është koalicioni pro-rus, anti-BE, anti-NATO i VMRO-DPMNE dhe “Të Majtës”. Është faji i tyre që nuk hapim kapituj. Mospërmbushja e detyrimeve për ndryshime kushtetuese është një frenim në rrugën e mëtejshme drejt BE-së. Populli mund të bindet edhe një herë se me këta politikanë do t’i hiqet mundësia për t’iu bashkuar shpejt familjes progresive evropiane. Qytetarët dinë të vlerësojnë se kush po lufton për çfarë të ardhmeje të vendit. VMRO është e njëjta parti që sundoi për 11 vjet me patriotizëm të rremë, kauzë-nacionalizëm dhe popullizëm, që çoi në një shtet krejtësisht të bllokuar, të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar dhe në kundërshtim me fqinjët”, akuzojnë nga LSDM.

Ndërkohë, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski,  në një intervistë në TV21 theksoi se negociatat me Bashkimin Evropian nuk kanë filluar për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit.

“Ndihem krenar që ia dolëm të pengojmë planin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me diktatin bullgar, sepse nuk pranuam që gjuha maqedonase të jetë dialekt i bullgarishtes dhe jam krenar që i ekspozuam këta banditë në pushtet, për arsyen e thjeshtë se është e qartë pse nuk janë nisur negociatat, nuk është Bullgaria, as ndryshimet kushtetuese, por problemi me shtetin ligjor. Dy ditët e fundit janë prova më e mirë. KE ka paraqitur 40 rekomandime për reforma në sistemin gjyqësor”, tha Nikolloski.

 

 

 

Të fundit