E premte, 17 Maj, 2024

REAGON VËLLAI I LIRIDONËS: KËRKOJMË DREJTËSI – AUTORËT TË KALBEN NË BURG

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Murselit – e vrarë ditë më parë nga njerëz të porositur nga bashkëshorti Naim Murseli, ka kërkuar drejtësi dhe dënim adekuat për vrasësit e motrës së tij, përcjell KDP.

Përshëndetje, unë jam Leonard Ademaj, jam vëllau i Liridona Ademaj e cila është vrarë në mënyrë mizore.

Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.
Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi.

Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet.

Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj. Me respekt,

Familja Ademaj”, ka shkruar Leonardi në Facebook.

30-vjeçarja Liridona Ademaj- Murseli u privua nga jeta derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Pas vrasjes së rëndë ku mbeti e vdekur Liridona Ademaj-Murseli, janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës.

Ndërkohë që opinioni mbetet i shokuar nga ngjarja, një fushatë tashmë ka nisur në rrjetet sociale. “Ajo quhet Liridona Ademaj”, kanë shkuar disa persona publik në Facebook.

Fotografinë tashmë të përdorur shumë e ka përgatitur Besa Domi, aktiviste, të cilën fotografi e ka postuar edhe në profilin e saj.

Flutura Kusari ka publikuar një fotografi, përmes së cilës ka thënë se “Ajo quhet Liridona Ademaj”, dhe jo Liridona Murseli.

Ndërkohë, për Gazetën Nacionale Prokurorja e rastit, Besa Limani, e cila ka thënë se ende nuk është caktuar se kur do të mbahet seanca.

Unë jam Prokurorja e rastit, po do të kërkojmë 30 ditë paraburgim, ende nuk e dimë se kur do të mbahet seanca, dhe ajo do të mbahet sipas ligjeve dhe afateve të parapara që janë në procedurë penale. Nuk e di saktë, sepse ende jemi në fillim dhe këta janë të ndaluar për momentin.” – ka bërë të ditur Limani për Nacionalen.

 

Të fundit