E hënë, 6 Maj, 2024

NË SHKUP HAPET “PORTA E EKSPORTIT” NË TREGUN EVROPIAN, DAUTI: DO TË FUQIZOHET PRODHUESI VENDOR

Kompania “Dauti-Komerc” ka filluar sot një investim të ri, i cili do të nxisë eksportin e mallrave të vendin në tregun evropian dhe botëror. Me një ceremoni të organizuar nga kompania, në Saraj të Shkupit u bë vendosja e gurthemelit të “Qendrës për Eksport”, e cila do të ketë një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katror me një kapacitet për të ruajtur mbi 50 mijë tonë mallra, përcjell KDP.

Qendra, e cila do të jetë sipas standardeve më bashkëkohore, pritet të hapë edhe vende të reja pune si në kompaninë që investon, ashtu edhe në kompanitë që do të risin eksportin e tyre në tregun evropian. Kompania në kontinuitet ka bërë investime kapitale në rritjen e kapaciteteve logjistike.

Drejtori gjeneral i “Dauti-Komerc”, Xhemail Dauti, u shpreh se ndërtimi i Qendrës u imponua si nevojë e zhvillimit të kompanisë, e cila është e koncentruar në eksportin e prodhimeve vendore në tregjet evropiane dhe do të jetë shtytëse e biznesit në vend.

“Ne po transformojmë mënyrën e tregtisë në një formë më të avancuar. Prodhuesit vendorë si të vetëm nuk kanë fuqi të jenë në tregjet e BE-së, por ne jemi të specializuar në pjesën e distribumit dhe do të krijojmë mundësi të reja”, u shpreh Dauti.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin përfaqësues pushtetit qendror dhe lokal, si dhe pjesëtarë të shumtë të komunitetit të biznesit.

 

Të fundit