E diel, 19 Maj, 2024

OSMANI: KOSOVA T’I IKË LOGJIKËS QË SJELL SANKSIONE

Bujar Osmani është shprehur i shqetësuar me përplasjen e Kosovës me aleatët perëndimor. Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues i OSBE-së ka ftuar Kosovën që të heq dorë nga logjika që sjell sanksione, përcjell KDP.

As që dua të mendoj që mund të jemi në situatë të tillë në rajon, që i ngjan një kthimi prapa. Duhet të jemi krenar me gjithë përpjekjet tona të përbashkëta që ta transformojmë rajonin nga një konsumues të sigurisë, në kontribuues të tij. Nga monizmi në pluralizëm dhe të qenurit partner kredibil në familjen Euro-Atlantike.
Me çdo kusht duhet tu ikim sjelljeve dhe logjikes që sjell sanksionime, që na kthejnë prapa dhe na vështirësojnë ecjen para. Si çdo herë në histori, momentet janë të rëndësishme po aq sa përzgjedhjet e rrugëve”, ka theksuar Osmani.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Osmani ka deklaruar se për të qenë një plan i suksesshëm ai duhet të jetë i koordinuar dhe të pranohet nga të gjitha palët.

Osmani, i cili kryeson presidentes e OSBE-së, është shprehur i shqetësuar me përplasjen e Kosovës me aleatët perëndimor.

Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka theksuar se situata aktuale i ngjan një kthimi prapa.

Ai e ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të heq dorë nga logjika që sjell sanksionime.

Sipas tij, kjo qasje vendet i kthen mbrapa dhe ua vështirëson ecjen para.

“Plani ynë ka qenë shprehje e vullnetit të mirë dhe konform përgjegjësive të shumëfishta që kemi si OSBE ndaj rajonit të Ballkanit, por edhe si fqinjë që duam të mirën, progresin dhe stabilitetin e këtij rajoni. Plani ynë është parë me kujdes e simpati edhe nga vendimmarrësit dhe nga shumë shtete participuese në organizatë. Plani është dërguar misionit tonë në Prishtinë me instruksione të qarta që ata të fillojnë komunikimin me autoritet e Kosovës”, ka thënë Osmani.

 

I pyetur se çka e ka shtyrë të dalë me një plan të tillë, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së apo si ministër i punëve të jashtme i një vendi fqinjë, Osmani me përgjigje: “Siç thash më lart, motivet dhe përgjegjësitë tona ishin të shumëfishta. E para OSBE-ja ka misione në rajon dhe një tradite të ndihmës dhe bashkëpunimit për stabiltet, paqe e demokraci. Por, ne jemi edhe fqinjë, i cili dëshiron që të kontribuoj me gjitha mundësitë në tejkalimin e problemeve dhe të ofroj ndihmën miqësore duke u nisur nga përvoja e jonë gjatë tranzicionit të suksesshëm dhe tejkalimit të situatave keqkuptuese për të ndërtuar edhe paqe të qëndrueshme brenda shtetit dhe me fqinj. Po ashtu, i përkas një vendi që është pjesë e NATO-s dhe synon EU dhe sillet me përgjegjësi dhe kompetencë. Mua me obligon edhe më shumë se kaq- emri im Bujar.”

 

Në propozimin e tij Osmani thotë se përmendet gatishmëria e OSBE-së që të merret me mbështetjen e procesit zgjedhor.

“Në mandatin e OSBE-së është mbështetja e procesit zgjedhor. Mbështetje nuk nënkupton organizim. Edhe deri tani OSBE-ja ka ndihmuar autoritetet zgjedhore të Kosovë kryesisht me mbështetje teknike, këshilldhënie dhe në asnjë mënyrë kjo nuk nënkupton ndërhyrje në autoritetin e organeve elektorale të Kosovës.”, ka thënë Osmani.

Ai nuk ka dashur të komentojë planin e Kurtit prej pesë pikësh që iu dërgua Brukselit dhe Uashingtonit.

“Unë mund të flas për planin tonë. Plani i z. Kurti reflekton qëndrimet e tanishme të qeverisë që ai drejton. Aty mund të këtë pikëtakime dhe dallime. Por, besojmë se një plan për të qenë i suksesshëm duhet të jetë i koordinuar dhe i gjithë pranuar nga gjithë dhe në mënyrë që të arrihet rezultati i dëshiruar që sjell stabilitet dhe legjitimitet”, ka thënë Osmani.

 

Të fundit