E shtunë, 18 Maj, 2024

A PO BËHET PISHMAN MICKOVSKI

VMRO-DPMNE opozitare nuk dëshiron që dialogun me LSDM-në qeverisëse për ndryshimet kushtetuese ta zhvillojë nëpërmjet grupeve të punës. Deputeti i kësaj partie, Antonio Milloshoski, deklaroi se formimi i grupeve punuese është i kotë përderisa partia në pushtet të vendosë se cili nga dy kushtet është i pranueshëm për të, përcjell KDP.

“Që të kenë kuptim grupet punuese që po i formon LSDM-ja, partia duhet të thotë se cili nga dy propozimet e VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm për ta. Përndryshe nuk ka nevojë për negociata të mëtejshme dhe humbje kohe”, tha Millososki.

Ai poahtu i bëri thirrje kryeministrit Dimitar KOvaçevski që të deklarohet lidhur me përjashtimin e BDI-së nga koalicioni qeverisës, si kusht që VMRO-DPMNE të hyjë në një qeveri të gjerë. “LSDM-ja duhet të deklarohet – o është për BDI-në, o për Maqedoninë”, tha Milloshoski.

Përgjigjja e VMRO-DPMNE-së vjen pas vendimit të mbrëmshëm të Këshillit Qendror dhe Ekzekutiv të LSDM-së për formimin e grupit punues që duhet të vazhdojë bisedimet me opozitën për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Duam të theksojmë se të gjitha spinimet rreth ndryshimeve kushtetuese dhe pranimit të tyre nën diktat bullgar janë të pavërteta. Kryetari i VMRO-DPMNE-së thotë se ndryshime të tilla kushtetuese, të diktuara nga Sofja zyrtare si shantazh, janë të papranueshme. Nëse LSDM-ja pranon që rrethanat të ndryshojnë dhe të zbatohen nga dita e hyrjes në BE, atëherë kjo temë mund të diskutohet me kusht që BDI të rrëzohet plotësisht nga pushteti”, tha Milloshoski.

Lideri i LSDM-së dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski sot i tha VMRO-DPMNE të mendohet pak më shumë para se lideri i saj, Hristian Mickoski tërhiqet nga ajo që deklaroi në Klubin e Deputetëve.

“Unë mendoj se ata duhet të mendojnë pak më shumë. Ju e dini, VMRO-DPMNE mori një tronditje, besoj. Pas gati një viti nga protestat e para, kur thua se je mbrojtësi, kur thua se nuk do të pranosh kurrë ndryshime drastike dhe papritur kur udhëheqësi yt thotë ‘po’ në një konferencë shtypi dhe të gjithë e keni parë këtë në video, të gjithë e panë, që ndryshimet kushtetuese janë të pranueshme, besoj se duhet të mbeten në proces. Mendoj se grupet punuese janë formati i duhur që duhet të vazhdohet për marrëveshje për të gjitha detajet”, tha Kovaçevski.

I pyetur nëse ka mundësi të ketë një takim tjetër liderësh, Kovaçevski është përgjigjur shkurt: “Do të shohim”.

Kovaçevski është i mendimit se në takimin e liderëve është thënë qartë nga të dyja palët se cilat janë zotimet, si dhe qëndrimi i BDI-së për tërheqjen nga qeveria për të përfunduar procesin e ndryshimeve kushtetuese që, sipas tij, nënkupton angazhim për të përfunduar atë proces.

Të fundit