E shtunë, 4 Maj, 2024

VIDEO / MARIÇIQ NË AUDITORIUMIN E BIRC-IT: KA HAPËSIRË PËR MARRËVESHJE

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka qenë sot mysafir i “Auditoriumit” në Institutit BIRC, ku ka thënë se oferta e Qeverisë është shumë e qartë dhe bujare nga të gjithë partnerët e koalicionit dhe se kjo është një bazë e mirë për vazhdimin e dialogut dhe jo vetëm në nivel lidershipi, njofton KDP.mk.

“Mendoj se VMRO-DPMNE duhet të deklarohet sepse të gjitha kërkesat e tyre, të gjitha frikat e tyre, të gjitha pritjet e tyre janë realizuar në një farë mënyre apo në masë të madhe, nuk kanë më arsye të mos votojnë për ndryshimet kushtetuese që na duhen kaq shumë”, tha ai.

Mariçiq tregoi se nëse opozita është e gatshme, ka gatishmëri edhe nga ana e qeverisë që menjëherë të formohen ekipe pune që do të negociojnë se si do të zbatohet çështja e ndryshimeve kushtetuese.

“Ne jemi të gatshëm të miratojmë një ligj për negociatat me Bashkimin Evropian, ku disa nga shqetësimet e opozitës se a do të preken çështjet e identitetit gjatë negociatave, mund të rregullohen atje si detyrim i qeverisë për t’i kushtuar vëmendje këtyre temave”, tha Mariçiç duke shtuar se nëse ka vullnet, ka modalitete dhe mënyrë për të filluar zbatimin operacional të ideve.

I pyetur, si negociator kryesor me BE-në dhe ekspert i mirë i të gjithë procesit, nëse anëtarësimi deri në vitin 2030 është i mundur, Mariçiq tha se kjo është një datë sa realiste dhe e arritshme, por se do të varet nga dy faktorë.

“Nga njëra anë është e rëndësishme nëse BE-ja do të bëjë një plan serioz anëtarësimi për këtë rajon apo të paktën për një numër të caktuar vendesh nga rajoni, nga ana tjetër është e rëndësishme se si ne si vende të rajonit do të pozicionohemi në periudhën e ardhshme. Pra, nga njëra anë, detyrimi ynë për të reformuar dhe zgjidhur çështje të vështira, nga ana tjetër, detyrimi i BE-së për të bërë një plan për të na integruar në sistemin e BE-së”, theksoi Mariçiq.

Sipas tij, pas një kohe të gjatë ka pasur një ndryshim në qëndrimin e vendeve të mëdha anëtare të BE-së, të cilat po diskutojnë për një zgjerim të ri, në kontekstin e luftës në Ukrainë, për të cilën Mariçiq mendon se është një mundësi e artë për vazhdimin e rrugës drejt BE-së që nuk duhet të lëshohet.

“Pritja e gjatë në Ballkanin Perëndimor për anëtarësim në BE tashmë po krijon një nervozizëm dhe një situatë në të cilën njerëzit e zakonshëm, të rinjtë humbasin besimin se mund të realizohet shpejt, ndaj mendoj se do të krijohen kushte për zgjerim në vitet e ardhshme. Varet nga ne nëse do të përfitojmë nga kjo dhe do të hyjmë në atë paketë apo do të vendosim të presim kohë më të mira për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe me Bullgarinë”, vuri në dukje Mariçiq.

Debati “Auditorium” me temë: “Maqedonia e Veriut – sot dhe nesër”, në të cilin sot mysafir ishte zëvendëskryeministri Mariçiq, është organizuar nga Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) dhe është mbajtur në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

 

 

Të fundit