E hënë, 29 Prill, 2024

HULUMTIMI NGA NDI: QYTETARËT E RMV-SË TË SHQETËSUAR PËR SITUATËN EKONOMIKE DHE STANDARDIN E JETESËS

Instituti Nacional Demokratik zbatoi hulumtimin e opinionit publik nga 13-24 prill i vitit 2023. Pesëdhjetë e tetë përqind e qytetarëve të anketuar janë shumë të shqetësuar për uljen e standardit të jetesës, rrogat e ulëta dhe pensionet e ulëta, ndërsa katër nga dhjetë të anketuar shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit familjаr (më shumë se 60 për qind) për ushqim. Pothuajse gjysma e popullsisë (48 përqind) thonë se shpesh ose herë pas here kanë vështirësi me pagesën e faturave të tyre në fund të muajit, ku qytetarët në kategori më të ulëta socio-ekonomike (89 përqind) dhe ata në zonat rurale (53 përqind) kanë më shumë vështirësi në mbulimin e kostos të jetesës, përcjell kdp.mk.

Të anketuarit janë pesimistë për të ardhmen, 40 për qind besojnë se situata ekonomike, standardi i jetesës dhe sasia e rrogave dhe pensioneve do të përkeqësohen në 12 muajt e ardhshëm. Shtatë nga dhjetë (71 përqind) qytetarë të anketuar favorizojnë partitë që kanë një plan të përcaktuar për të përmirësuar situatën ekonomike.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të shqetësuar për uljen e cilësinë e jetës së tyre”, tha Robert Skot Hejzllet, Drejtor i lartë rezident i NDI-së në Maqedoninë e Veriut, “dhe shumica e qytetarëve do të mbështesin partitë politike që kanë plan ekonomik i cili do të ndihmojë në përmirësimin e standardit të jetesës dhe do të ofrojë mundësi ekonomike.”

Pothuajse një e treta e qytetarëve (28.7 përqind) besojnë se reduktimi i konsumit të përgjithshëm është një zgjidhje për të tejkaluar krizën aktuale ekonomike. Për më tepër, shumica dërrmuese e qytetarëve (91 përqind) konsiderojnë se rritja e çmimeve është kërcënimi më i madh për gjendjen e tyre financiare dhe sugjerojnë që qeveria t’i japë përparësi politikës së “stabilitetit të çmimeve”.

Qytetarët vlerësojnë vendimet e qeverisë për të rritur rrogën minimale neto (72 për qind), ngrirjen e çmimeve (pothuajse 83 për qind) dhe kufizimin e marzheve të fitimit për produktet ushqimore bazë (68 për qind). Shumica e qytetarëve (67 përqind) besojnë se qeveria duhet të vazhdojë subvencionet për produktet ushqimore dhe faturat e energjisë elektrike (48 përqind) si një masë efektive për të zbutur efektet negative të krizës.

Fushata e fundit anti-krizë perceptohet të ketë shtrirje të kufizuar pasi një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve (39 përqind) nuk janë të informuar për shumicën e masave, veçanërisht qytetarët të kategorive më të ulëta socio-ekonomike. Ndërsa më shumë se një e treta e konsumatorëve (38.7 përqind) nuk janë të njohur me të drejtat e tyre si konsumatorë, 56 përqind nuk janë të vetëdijshëm se ekzistojnë programe për mbrojtjen ekonsumatorit. Edhe më shqetësuese është se më shumë se gjysma e konsumatorëve (54 përqind) nuk u besojnë ofruesve të shërbimeve dhe gjyqësorit (71 përqind) në rast të një kontesti në transaksionet me kompanitë.

 

Të fundit