E hënë, 20 Maj, 2024

NATO ME TRUPA SHTESË NË KOSOVË

Aleanca ushtarake e NATO-s tha se në përgjigje ndaj trazirave të fundit dhe plagosjes së 30 pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, do të dërgojë trupa shtesë nga Forcat Rezervë Operacionale për Ballkanin Perëndimor, përcjell KDP.MK

Sikurse transmeton Zëri i Amerikës, komanda e Forcave të NATO-s në Napoli tha se “po ndjek nga afër situatën në Kosovë dhe do të vazhdojë të bashkërendohet me KFOR-in për t’u siguruar se do të kenë të gjitha mundësitë dhe forcat që u nevojiten për të siguruar në mënyrë të paanshme një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet.

Vendimi u mor një ditë pas trazirave të dhunshme në veri të Kosovës ku 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja mbetën të plagosur pas përplasjes me grupe protestuesish serbë.

KFOR- tha se nga pasojat e “dhunës së paprovokuar në Zveçan” 11 ushtarë italianë dhe 19 hungarezë pësuan plagë, përfshirë thyerje eshtrash dhe djegie nga mjetet shpërthyese, ndërsa tre ushtarë hungarezë kanë pësuar plagë nga armët e zjarrit.

KFOR-i poashtu bëri me dije se shtimi i pranisë së tij në katër komunat e veriut të Kosovës ishte në funksion të uljes së rrezikut të përshkallëzimit.

Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive… Ai iu përgjigj sulmeve të paprovokuara të një turme të dhunshme dhe të rrezikshme”, thuhet në komunikatë.

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës dhe shpreh solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u plagosën gjatë përleshjeve si dhe me familjet e tyre.

Forcat paqeruajtëse thanë se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të krijuar një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

 

 

Të fundit