E diel, 2 Qershor, 2024

HYSA PËR KDP: KËMBANAT PO BIEN PËR ATA QË KANË VESH

Shkruan: Enis Shaqiri 

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, si dhe Mal të Zi, Ylber Hysa, ngjarjet e fundit në komunat me shumicë serbe në Kosovë i sheh si zhvillime që vijnë në kontekstin gjeopolitik pas datës 24 shkurt, agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Sipas tij, këto zhvillime janë të lidhura edhe me ngjarjet e fundit në Beograd, që kërcënuan edhe pushtetin e Vuçiqit.

Situata në veri ka riaktualizuar jo vetëm veriun e Kosovës, por edhe një varg reagimesh zinxhirore. E tëra po ndodh gjatë një vis mayor gjeopolitik i pas 24 shkurtit, por edhe ngjarjeve dramatike në Beograd që po rrezikonin pushtetin e Vuçiq”, thotë Hysa për KDP.

Sipas tij, një front i ri konflikti në Evropë do të ishte dhurata më e mirë për Rusinë.

“E parë në këtë dritë, situata nuk është naive. Andaj, nuk do çuditur që reagon edhe Lavrov. Për rusët hapja e një fronti jugor ballkanik do ishte një dhuratë e dëshiruar. Por, para se të reagoj Moskva ka reaguar i tërë Perëndimi që nga Washingtoni deri te Brukseli e QUINT e OSCE. Pra, kambanat po bien për ata që kanë vesh”, – thekson Hysa.

Të fundit