E hënë, 20 Maj, 2024

GJOKOVIQ PARA PËRJASHTIMIT NGA ROLAND GARROS, MESAZH POLITIK PËR KOSOVËN

Turneu i tenisit Roland Garros mezi ka nisur s;rish shkaku i Novak Gjokoviq. Këtë herë jo për shkak të bërtitjes ndaj stafit të tij apo të debatit me arbitrin, por për shkak të një mesazhi politik që shkaktoi shumë reagime, përcjell KDP.

“Kosova është zemra e Serbisë, ndaloni dhunën”, ka shkruar në kamera lojtari i tretë në botë pas fitores ndaj Aleksandar Kovaçeviqit.

Mediat serbe pyesin këtë mëngjes nëse mund të përballet me pasoja apo edhe përjashtim nga turneu.

Blic e rikujtoi menjëherë rastin e notuesit Milorad Çaviq, i cili pasi fitoi medaljen e artë në 50 metra flutur në Kampionatin Evropian në Eindhoven në vitin 2008, mbërriti në ceremoninë e medaljeve i veshur me një bluzë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Federata Evropiane e Notit më pas e pezulloi menjëherë, ia hoqi arin dhe e përjashtoi nga disiplinat e mbetura. Më pas, medalja e artë iu kthye Çaviqit.

“A ka frikë nga një epilog i ngjashëm?”, pyet Blic dhe vazhdon se një skenar i tillë nuk është shumë i mundshëm për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur vitin e kaluar me tenisistët ukrainas dhe mesazhet e tyre kundër luftës.

“Është krejt e kuptueshme që në një situatë të tillë të mos pësojnë asnjë pasojë dhe pritet që i njëjti rast të jetë edhe me Novakun”.

Ata sugjerojnë se Gjokoviq mund të marrë një paralajmërim ose një gjobë, dhe Kurir parashikon të njëjtën gjë, në të cilën ata nuk janë të sigurt nëse Roland Garros do të merret edhe me rastin e tij.

“Opsioni i parë është një paralajmërim për Novakun, në formën e një rekomandimi që të përmbahet nga mesazhe të ngjashme në pjesën tjetër të turneut. E dyta është një dënim dhe kuptohet se do të ishte një gjobë. Rasti Çaviq nga 2008 nuk duhet të përsëritet”, theksojnë ata.

Të fundit