E hënë, 6 Maj, 2024

REAGON “GRUPI I ZJARRIT”: NUK JEMI VETËLARGUAR, MUND TË NA PËRJASHTOJË VETËM KËSHILLI I PËRGJITHSHËM

Fraksioni “Grupi i Zjarrit” mohon të jenë vetëlarguar nga qeveria, siç kumtoi sot BDI pas mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë,  raporton kdp.mk. 

Në një kumtesë të lëshuar nga ky fraksion pretendohet se është bërë një tentim për manipulim të opinionit publik kur është interpretuar si vetëpërjashtim mospjesëmarrja në mbledhjet e Kryesisë Qendrore të BDI nga 5 anëtarëve të grupit, nga 1 prilli i këtij viti e këndej.

“Nuk jemi vetëpërjashtuar por kemi lëshuar mbledhjen në shenjë proteste si pasojë e mos pajtueshmërisë dhe manipulimit të statutit të partisë.”, thonë nga Grupi i Zjarrit.

Në kumtesë thuhet se anëtarët e këtij Grupi nuk janë ftuar në mbledhjen e partisë si anëtarë të Kryesisë që, sipas tyre, paraqet shkelje të statutit dhe detyrimeve ligjore të organeve të partisë.

“Ky lloj kryesimi me organin partiak është arbitrar dhe jo demokratik. Antarët e Kryesisë përzgjidhen nga Këshilli i Përgjithshëm dhe vetëm ai mund ti shkarkon përmes proceduarave ligjore statutore. Kërkojmë që të ndërpritet manipulimi i opinionit publik përmes fjalëve, ti kushtohet vëmendje serioze mospajtimeve brenda partiake, si pasojë e përdhosjes së demokracisë, meritokracisë dhe statutit partiak. Qëndrojme stoik në bindjet tona që BDI të mban pergjegjesi për origjinën e saj, historinë, vlerat demokratike dhe shpirtin unifikues, vlera këto që e kanë mbajtur fitues absolut të dy dekadat e fundit. Si fraksion do të vazhdojmë të luftojmë me të gjitha mjetet demokratike, politike dhe meritokratike për të ruajtur dhe konservuar vlerën dhe kontributin e të gjithë shqiptarëve që nuk kanë rreshtur të mbeshtesin dhe çojnë në fitore absolute formacionin politik të UÇK-së, të emeruar si Bashkimi Demokratik për Integrim”, thuhet në kumtesën e “Grupit të Zjarrit”.

Të fundit