E shtunë, 4 Maj, 2024

KY ËSHTË “KINGMAKER” I TURQISË

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një takim me liderin e Aleancës ATA Sinan Ogan në Stamboll, përpara balotazhit të ardhshëm të zgjedhjeve më 28 maj, thanë të premten për mediat turke burime presidenciale, përcjell KDP.

Takimi me dyer të mbyllura zgjati një orë, thanë burimet.

Ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare për takimin.

Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Binali Yıldırım tha së fundmi se nuk ka asgjë për të cilën presidenti Erdogani dhe kandidati i tretë Sinan Ogan nuk mund të bien dakord, pasi retorika e tyre nuk është shumë e ndryshme.

Duke hyrë në fushatë në minutën e fundit, nacionalisti i linjës së ashpër Ogan, 55 vjeç, mori 5.2% të votave në zgjedhjet historike të së dielës, që kaluan në një raund të dytë pasi as Erdogani dhe as kundërshtari i tij kryesor Kemal Kılıçdaroglu nuk siguruan më shumë se 50% të votave.

Erdogan përfundoi me 49.5%, duke marrë një epërsi të qartë ndaj Kılıçdaroglu, i cili mbeti me 44.9%.

Ogan, megjithatë, duke kandiduar si i pavarur, që atëherë është shfaqur si një kingmaker dhe ka fituar famën e re për mbështetjen e tij të mundshme në raundin e dytë.

Ai besohet se ka thithur vota si nga Erdogan ashtu edhe nga Kılıçdaroglu, kreu i Partisë Popullore Republikane (CHP) dhe pretendenti i përbashkët për një bllok opozitar të gjashtë partive nacionaliste dhe laike.

Të fundit