E diel, 5 Maj, 2024

EKSKLUZIVE: BDI “SHUAN GRUPIN E ZJARRIT”!

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e përfunduar mesnatën e së premtes duket se përfundimisht e ka mbyllur çështjen me të ashtuquajturin “grup i zjarrit” të përbërë nga Izet Mexhiti, Nevzat Bejta, Blerim Bexheti, Visar Ganiu, Musa Xhaferi e Saranda Imeri. Këtë tërthorazi e ka konfimuar për kdp.mk një anëtar i Kryesisë që nuk dëshiroi t’i përmendet emri: “Kjo pesëshe që nga fillimi i prillit nuk është pjesë e jona”, ka thënë ai duke shtuar se paraditën e së shtunës do të ketë edhe njoftim zyrtar.

Të fundit