E hënë, 6 Maj, 2024

SAMITI I G7: MBËSHTETET UKRAINA, RUSISË I KËRKOHET TË TËRHIQET

Udhëheqësit e G7, në ditën e parë të samitit të tyre në Hiroshimë, kanë bërë një deklaratë  në të cilën rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për të kundërshtuar bashkërisht “luftën agresive, të paligjshme, të pajustifikuar dhe me asgjë të provokuar të të Rusisë kundër Ukrainës”. Ata bëjnë thirrje për tërheqjen “e plotë dhe të pakushtëzuar” të trupave ruse nga Ukraina, – raporton kdp.mk.

Agjencitë e lajmeve citojnë deklaratën e përbashkët ku thuhet se vendet anëtare kanë rënë dakord për sanksione shtesë kundër Moskës.

“Vendosim sanksione dhe masa të tjera për të rritur kostot për Rusinë dhe ata që mbështesin përpjekjet e saj luftarake. Ne duam gjithashtu të sigurojmë që Rusia nuk do të jetë më në gjendje të përdorë burimet e disponueshme të energjisë kundër botës.” Në deklaratën e lëshuar në Hiroshimë, po ashtu, konfirmohet se ky grupim i fuqishëm do t’i

ofrojë Ukrainës mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Agjencitë e lajmeve  bëjnë të  ditur se të dielën samitit do ti bashkohet edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, sikurse thuhet “për të ushtruar presion të ri mbi Rusinë nga një qytet që është sinonim i tmerreve që shkakton lufta bërthamore”. G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Të fundit