E enjte, 16 Maj, 2024

EDHE SHTATË MUAJ KOHË PËR T’I NDËRRUAR DOKUMENTET, JA SA DO T’JU KUSHTOJË

Qytetarët kanë edhe shtatë muaj kohë për të zëvendësuar dokumentet e vjetra personale me të reja, në të cilat do të shkruhet emri kushtetues i shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut. Kushtet skadojnë në fillim të vitit 2024. Ata, dokumentet e të cilëve janë ende të vlefshme, por janë lëshuar me emrin e vjetër të shtetit, duhet të marrin edhe dokumente të reja, përcjell KDP.

Pasaporta për një person deri në 27 vjeç është 1500 denarë, pra kjo shumë nuk ka ndryshuar. Por, sipas MPB-së, për herë të parë bëhet dallim në çmimin e pasaportës për personat deri në 27 vjeç dhe personat mbi 27 vjeç. Pasaporta për një person mbi 27 vjeç është 2000 denarë, që është një rritje prej 500 denarë.

Letërnjoftimi kushton 310 denarë, që është një rritje prej 120 denarë. Patentë shoferi kushton 410 denarë, që është një rritje prej 130 denarë.

Sa i përket formularëve për procedurë urgjente, çmimet janë si vijon: pasaporta për procedurë urgjente është 6.100 denarë, që është një rritje prej 1.600 denarë. Patentë shoferi, nga ana tjetër, pas procedurës urgjente kap vlerën prej 1.230 denarë, që është një rritje prej 390 denarë.

Për shumë njerëz, një detyrim i tillë ligjor do të nënkuptojë edhe rritje të barrës së buxhetit, nëse merret parasysh se çmimet e shërbimeve në MPB janë rritur. Mesatarisht, një familje katër anëtarëshe do të duhet të shpenzojë rreth 3000 denarë më shumë për dokumente të reja personale.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski vendimin për rritjen e çmimeve për nxjerrjen e dokumenteve të reja e arsyeton me rritjen e çmimeve të repromaterialeve.

“Viti i ardhshëm – 2024 është afati në të cilin duhet të ndërrohen dokumentet personale sepse kemi dhënë afat për zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit për gjuhët. Sa i përket rritjes së çmimit, sqaruam se çmimet e blerjes së repromaterialeve janë rritur për 90 për qind, prandaj kemi bërë një rritje që nuk është e madhe”, tha Spasovski të martën duke promovuar shërbimin për nxjerrjen e shtetësisë në formë elektronike.

 

Të fundit