E hënë, 29 Prill, 2024

BESIMI: RRITJA E PAGAVE NË SEKTORIN PUBLIK, NJË ZGJIDHJE E DREJTË DHE SISTEMATIKE PËR TË GJITHË TË PUNËSUARIT

Pagat në sektorin publik do të rriten sipas sistemit të mirëvendosur, për të cilin tashmë punohet në mënyrë aktive, respektivisht mbi metodologjinë që do ta përfshijë të gjithë në sektorin publik. Sa i përket pagave, nuk do të thotë se do të kemi fiksim të tyre deri në vitin e ardhshëm, me çrast këtë vit tashmë kishte rritje të pagave në sektorin publik për harmonizimin me pagën minimale, sipas zgjidhjes sistemike me ligj që e miratuam vitin e kaluar, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Sipas tij, deri më tani, nuk është diskutuar kufizimi i pagave, dhe se në vitet e fundit, siç theksoi ai ka pasur rritje të pagave në sektorin publik, si në arsim, shëndetësi, strukturat e sigurisë, inspektoriatet, sistemin gjyqësor dhe prokurorinë.

Në asnjë rast nuk është përmendur fiksimi i pagave, përkundrazi në tre katër vitet e fundit ka pasur lëvizje në rritje të pagave në të gjithë sektorin publik, në arsim, në shëndetësi, në strukturat e sigurisë, në inspektoriate, gjyqësor, prokurori, kudo që është konstatuar nevoja, çdo vit ka pasur korrigjim në rritje të pagave. Edhe tani jemi duke punuar në zgjidhje të vetme sistemike që do të vlejë për të gjithë”, deklaroi ministri i Financave, Besimi.

Ministri gjithashtu theksoi se sistemi aktual i pagave në sektorin publik është shumë i fragmentuar, ka zgjidhje parciale që i zgjidhin pjesërisht çështjet në këtë drejtim, por krijojnë probleme më të mëdha. Ai potencoi se me zgjidhjen e re, në bashkëpunim me sindikatat, që janë partnerë të Qeverisë, do të tejkalohet ky problem dhe do të krijohet sistem i duhur për të gjithë të punësuarit.

Është me interes të përgjithshëm që kjo zgjidhje të arrihet sa më shpejt. Qeveria deri më tani ka dëshmuar se mund të vendosë sistem të mirë dhe zgjidhje të qëndrueshme përmes zgjidhjeve ligjore për harmonizimin e pensioneve dhe pagës minimale. Dhe ky është sukses i përbashkët i Qeverisë dhe sindikatave i arritur përmes procesit inkluziv dhe dialogut konstruktiv në kuadër të Këshillit ekonomik dhe social”, theksoi ministri Besimi

Të fundit