E premte, 26 Korrik, 2024

KAPET I DYSHUARI QË PLAGOSI ME ARMË KRYEMINISTRIN E SLLOVAKISË (VIDEO)

Sipas raportimeve, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur, transmeton KDP.MK

Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, para Shtëpisë së Kulturës, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislava, ku Fico kishte ardhur për t’u takuar me mbështetësit, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3, raporton SkyNews.

Policia bllokoi vendin e ngjarjes.

Fico(59), u godit në stomak pasi kundrejt tij u shkrepën katër plumba.

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico. Foto: AP


Një i dyshuar është arrestuar për rastin.

Një person arrestohet pas incidentit. Foto: Reuters

Nënkryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Lubos Blaha, konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare, të cilën e shtyu për datë të papërcaktuar, njoftoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet kur Policia e ka arrestuar të dyshuarin që plagosi kryeministrin.

I arrestuari besohet se është i dyshuari që shtiu mbi kryeministrin, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga policia lokale.

Nuk dihet sa rëndë mund të jetë plagosur Fico. Ai u dërgua menjëherë në spital, raportoi TASR, duke e cituar Blahan.

Gazetarët, të cilët ishin në vendin e ngjarjes, thanë se u dëgjuan disa të shtëna me armë.

Zyra e kryeministrit nuk e ka komentuar rastin ende.
 

Të fundit