E shtunë, 18 Maj, 2024

VIDEO/INTERVISTË, ABDULLAHI: INTENSITETI I PROPAGANDËS RUSE DO TË RRITET EDHE MË SHUMË

Profesori universitar, Enver Abdullahi, në një intervistë ekskluzive për KDP.MK thotë se ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor, pas luftës në Ukrainë, fillimisht është intensifikuar si një luftë hibride, duke përkrahur organizata joqeveritare, me qëllim për të dezinformuar mbi agjendat euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, temat kryesore që vazhdimisht shfaqen si dezinformata nga shteti rus në Ballkanin Perëndimor dhe në Maqedoninë e Veriut, janë të karakterit të sigurisë, sepse Rusia tenton që të mbajë “status quo-n” në Ballkanin Perëndimor. Abdullahi thotë se kjo e vështirëson procesin e shtetndërtimit tek shtetet e rajonit. Ai thotë se propaganda ruse kryekëput përkrah politikanë me prirje totalitare. Ai thekson se pas aneksimit të Krimesë, Rusia ka rritur intensitetin e ndikimit të saj në Ballkanin Perëndimor, duke e parë atë si një mundësi të vetme. Sipas tij, ndikimi rus në rrafshin mediatik ndodh kryesisht përmes Serbisë, e cila është e etabluar mirë në propagandën e nivelit të “fuqisë së butë“.

Intervistoi: Enis Shaqiri

Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor si dhe në Maqedoninë e Veriut, ka qenë një temë e rëndësishme për shumë kohë. Lidhur me këtë temë komplekse që varet nga shumë faktorë, ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Norvegjisë, profesori universitar, Enver Abdullahi, në një intervistë ekskluzive për KDPOLITIK.COM thotë se ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor, pas luftës në Ukrainë, fillimisht është intensifikuar si një  luftë hibride, duke përkrahur organizata jo-qeveritare, me qëllim për të dezinformuar mbi agjendat euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor.

Ndikimi rus, pas luftës në Ukrainë u intensifikua nëpërmjet të ashtuquajturës  luftë hibride, duke shlyer kështu vijën zyrtare të politikës së jashtme me atë jo zyrtaren, duke përkrahur organizata jo-qeveritare, si dhe nëpërmjet dezinformimit mbi agjendën euro-atlantike të Ballkanit Perëndimorë.”

Sipas tij, temat kryesore që vazhdimisht shfaqen si dezinformata nga shteti rus, në Ballkanin Perëndimor dhe në Maqedoninë e Veriut, janë të karakterit të sigurisë, sepse Rusia tenton që të mbajë “status quon” në Ballkanin Perëndimor, Abdullahi thotë se kjo e vështirëson procesin e shtetndërtimit tek shtetet e rajonit. Ai thotë se propaganda ruse kryekëput përkrah politikanë me prirje totalitare.

Ai mes tjerash thotë se ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është asimetrik dhe daton që prej kohësh, veçanërisht në shtetet kryesore të rajonit që kanë qenë pjesë e Federatës Jugosllave. Abudallahi thekson se pas aneksimit të Krimesë, Rusia ka rritur intensitetin e ndikimit të saj në Ballkanin Perëndimor, duke e parë atë si një mundësi të vetme. Sipas tij, ndikimi rus në rrafshin mediatik ndodh kryesisht përmes Serbisë, e cila është e etabluar mirë në propagandën e nivelit të “fuqisë së butë“.

Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor, para së gjithash është asimetrik dhe daton që prej kohësh, sidomos nëse merret parasysh se shtetet kryesore të rajonit, përveç Shqipërisë, të cilat kanë qenë pjesë e Federatës Jugosllave, kanë ndjekur një politikë me dy karrige në botën bipolare të  marrëdhënieve ndërkombëtare, pra me atë inercion vazhdon ndikimi rus që para se gjithash është asimetrik. Meqë në Ballkanin Perëndimor, ndikimi i Unionit Evropian dhe NATOS- hyn në kategorinë “hard power”, të fuqisë së forte, një prej qasjeve teoritiko-akademike në studimet gjeostrategjike është ajo e ndikimit “soft power” ose fuqisë së butë e cila ndodh kryesisht përmes organizatave jo-qeveritare, apo mediumeve të caktuara. Megjithatë, pas aneksimit të Krimesë, Rusia ka rritur intensitetin e ndikimit të vet në Ballkanin Perëndimor, duke e parë atë si një mundësi të vetme. Nëse shikoni hartën e rajonit, do të vini re disa pika të kuqe ku nuk është prezente NATO dhe një gropë të madhe që quhet Serbia, ku ndikimi rus në rrafshin mediatik ndodh kryesisht përmes Serbisë, e cila është e etabluar mirë në atë që quhet propaganda e nivelit të fuqisë së butë“, thotë Abudallahi.

Sipas tij, Rusia ka një traditë të gjatë në Ballkanin Perëndimor që fillon që nga Rusia Cariste dhe faktorët janë të shumtë, përfshirë faktorin social, religjioz, dhe influencën e kishës ortodokse. Ish diplomati mes tjerash thotë se intensiteti i propagandës ruse pritet të rritet edhe më shumë në Maqedoninë e Veriut, për shkak se vendi gjendet në prag të negociatave zyrtare me Bashkimin Evropian, dhe kjo sipas tij, do të rindez edhe njëherë kampanjën anti-EU.

Rusia ka një traditë të gjatë në Ballkanin Perëndimor që fillon me influencën e saj që nga Rusia Cariste, dhe faktorët janë të shumtë, përfshirë këtu faktorin social, religjioz, influencën e kishës ortodokse etj. Por edhe të qenit në sferën e hegjemonisë pansllavite që është etiketuar komunizimi nga shumë studiues, i lehtëson fushëveprimin e fuqisë së butë Rusisë në Ballkan. Pra, rasti i njëjtë si me Maqedoninë e Veriut, është edhe rasti i Malit të Zi, kur u pavarësua me referendum, po ashtu kur u anëtarësua në NATO. Në këtë kontekst, unë do të shtoj se në Maqedoninë e Veriut, intensiteti i propagandës ruse do të rritet edhe më shumë, pasi që ne jemi tashmë në prag të fillimit të negociatave zyrtare me Bashkimin Evropian, dhe kjo do ta rindez kampanjën anti-EU në Maqedoninë e Veriut. Një prej narrativave që propaganda ruse arrin deri diku të ketë sukses është duke krijuar frikë dhe paranojë tek popullata maqedonase se identiteti maqedonas po shlyhet. Vetëm para një muaji u nënshkrua edhe zyrtarisht FRONTEX, marrëveshja e parë me Komisionin Evropian në gjuhën e pastër maqedonase, dhe ky intensitet vërehet nëse i shohim në mënyrë neutrale masmediat në Maqedoni, si ndikim direkt i portaleve që kanë të bëjnë me narrativën e lartpërmendur“, thotë Abudallahi.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

Të fundit