E enjte, 25 Prill, 2024

INFOGRAFIKË/ PAGAT MESATARE NË RAJON

Sipas të dhënave statistikore të shteteve respektive për muajin janar të këtij viti, pagat
në vendet e rajonit janë rritur vitin e kaluar me ritme shumë të shpejta, raporton kdp.mk.

Kështu, pagën më të lartë në rajon e ka Sllovenia me 1.399 Euro, e cila tashmë ka dy
dekada që është pjesë e familjes evropiane, dhe menjëherë pas saj vjen Kroacia që,
po ashtu, është vend-antar i Bashkimit Evropian.
Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, pagën më të lartë e ka Mali i Zi me 757 Euro,
ndërsa në Maqedoninë e Veriut paga mesatare është 560 Euro. Në Shqipëri, ndërkaq
paga mesatare në janar ishte 576 Euro
Pagën mesatare më të ulët në Rajon e ka Kosova 432 Euro, bazuar të dhënat që ka
raportuar Agjencia e Statistikave të Kosovës deri në fund të vitit 2021.

 

Të fundit