E martë, 23 Prill, 2024

VIDEO-PODCAST ME SOCIOLOGUN, ALI PAJAZITI: MJEGULLA E MODELEVE SHOQËRORE

Shoqëritë që kalojnë nëpër një proces të vështirë tranzicioni zakonisht kanë probleme me modelet shoqërore. Janë një sërë faktorësh që i përcaktojnë këto modele, që në të shumtën e rasteve janë produkt i mendësive të gabuara mbi realitetet shoqërore dhe mbi gjithë atë që nënkupton normalitet dhe progres shoqëror.

Në shumë raste modelet e diskutueshme shoqërore  shndërrohen në modele dominante për të rinjtë dhe si të tilla merren për të mirëqena. Në dinamikat e jetës bashkëkohore modelet shoqërore mbeten një sfidë e vërtetë për t’u analizuar dhe për të krijuar gjithë atë peizash që fatkeqësisht shfaqet e mjegullt dhe me shumë dilema. Midat dhe rrjetet socilale kanë sigurisht një rol vendimtar në krijimin e komunikimit të këtyre modeleve me publikun.

Sigurisht, është një problematikë komplekse që përfshinë brenda vetes shumë faktorë politikë, psikologjik dhe mbi të gjitha sociologjik. Pikërisht mbi këtë temë, në podcast-in në kuadër të projektit “ Nxitja e debatit publik online te të rinjtë shqiptar”, të mbështetur nga NED, flet sociologu, Ali Pajaziti.

Podcastin-in mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Të fundit