E hënë, 29 Prill, 2024

ÇKA ARRITËN KURTI E VUÇIQ NË OHËR? KDP JU SJELL TEKSTIN INTEGRAL TË MARRËVESHJES

Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës: Aneksi Zbatues i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

– Kjo Shtojcë është pjesë përbërëse e Marrëveshjes.

– Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht të respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe të këtij Aneksi, dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e tyre që dalin nga Marrëveshja dhe ky Aneks në mënyrë të shpejtë dhe në mirëbesim.

– Palët kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi për zbatim do të bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët theksojnë se menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësi i BE-së do të fillojë procesin e ndryshimit të kritereve për Kapitullin 35 për Serbinë për shkak të detyrimeve që dalin nga Marrëveshja dhe kjo Aneks. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim do të pasqyrojë në mënyrë të barabartë obligimet e reja të Kosovës që dalin nga Marrëveshja dhe nga ky Aneks.

– Palët bien dakord që urgjentisht të pranojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është rënë dakord në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

– Për të zbatuar nenin 7, Kosova menjëherë fillon negociatat në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për vendosjen e aranzhimeve dhe garancive specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet përkatëse të mëparshme të dialogut, të konfirmuara nga ndërmjetësi i BE-së.

– Palët bien dakord të krijojnë një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditëve. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe monitorohet nga Komiteti i Përbashkët i Monitorimit.

– Me qëllim të zbatimit të nenit 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditëve me qëllim të krijimit të pakos së ndihmës për investime dhe financiare për Kosovën dhe Serbinë. Ndihma nuk do të jepet përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht.

– Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha pikat do t’i zbatojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

– Renditja e paragrafëve të kësaj shtojce nuk e vë në dyshim rendin e zbatimit të tyre.

– Kosova dhe Serbia pajtohen që nuk do të bllokojnë aplikimin e asnjë neni (pike).

– Të gjitha diskutimet lidhur me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të Dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

– Kosova dhe Serbia kanë marrë parasysh se çdo mospërmbushje e detyrimeve të tyre nga Marrëveshja, ky Aneks apo marrëveshjet e mëparshme të dialogut mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Të fundit