E mërkurë, 8 Maj, 2024

VIDEO-INTERVISTË, AHMETI: KEMI PUNUAR PËR NGRITJE TË CILËSISË NË UT

Në nëntor të vitit të kaluar Senati i Universitetit të Tetovës, njëzëri ka zgjedhur si ushtrues i detyrës rektor i Universitetit të Tetovës, prof. dr. Kushtrim Ahmetin. Në një intervistë ekskluzive për KDP, Ahmeti thotë se që nga dita e parë me përkushtim maksimal është përkujdesur për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për bashkëpunimet me institucione të tjera. Ai gjithashtu thekson se ka realizuar takime të ndryshme që kontribuojnë në avancimin e Universitetit të Tetovës. Sipas tij, dhjetëvjeçari i fundit ka qenë një fazë e suksesshme për Universitetin e Tetovës. Ai vlerëson se kjo rrugë duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen. Ahmeti thotë se në vazhdimësi është  punuar për të pasur një ngritje të cilësisë, duke përdorur mekanizma të ndryshëm, dhe së fundmi këtë gjë e tregojnë edhe rangimet e ndryshme objektive që vijnë nga organizatat e profilizuara. Sipas tij, statistikat zyrtare, që mund edhe të verifikohen, tregojnë se në vitin e fundit ka pasur një ngritje prej 35 përqind të studentëve të regjistruar. Ahmeti thotë se viti 2023 rrumbullakon lidhjen e tij 20 vjeçare me UT. Ai ka filluar studimet në vitin 2003, ndërkohë që aktualisht është udhëheqës i këtij institucioni. Një rrugtim që kaluar përmes aktivizmit, Parlamentit Studentor dhe sfidave tjera profesionale.

Intervistoi: Enis Shaqiri

Ushtruesit i detyrës rektor i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti thotë jemi të fokusuar në ngritjen e cilësisë përkundër problemeve që mund të shfaqen dhe që janë karakteristikë për gjithë institucionet e arsimit të lartë.

Ashtu si të gjithë institucionet e arsimit të lartë, edhe ne ballafaqohemi me probleme.  Në një formë këto probleme që i kemi nëpër këto institucione janë reflektim i vetëdijes shoqërore, pjesës që i takojmë edhe ne. Gjithsesi ne në vazhdimësi kemi punuar për të pasur një ngritje të cilësisë, duke përdorur mekanizma të ndryshme, dhe së fundmi këtë gjë e tregojnë edhe rangimet e ndryshme të cilat bëhen në mënyrë objektive nga organizma të profilizuar për këtë pjesë. Poashtu jemi të vendosur që këto procese t`i avancojmë, që të vijë në shprehje një staf akademik me kualitete të duhura, duke i respektuar kështu ligjet për arsimin sipëror, standardet evropiane, si dhe më e rëndësishmja,  sigurimi i kushteve të vazhdueshme të studentëve dhe plotësimi i kërkesave të tyre”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se mungesa e mjeteve të mjaftueshme për veprimtari shkencore është sfida kryesore e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut.  Ai thotë se statistikat e fundit të vitit akademik tregojnë se UT ka një ngritje prej 35 përqind të studentëve të regjistruar.
Statistikat zyrtare, që mund edhe të verifikohen, tregojnë se viti i fundit ka pasur një ngritje prej 35 përqind të studentëve, duke përfshirë këtu ciklin e parë dhe të dytë të studimeve, të cilat janë të dorëzuara edhe në entin për statistika. UT si opsion të vazhdueshëm ka pasur vendet përreth, sidomos Republikën e Kosovës dhe të Shqipërisë, por ka edhe studentë që vijnë nga Turqia, Bullgaria etj”,  thekson Ahmeti.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

 

 

Të fundit