E enjte, 18 Prill, 2024

EDHE NJË PRURJE NGA PROF. PAJAZITI: MAGISTER SECUNDUS – FARABIU

Ky libër me 463 faqe trajton Farabiun  (870-950), botën ideore të tij në korniza të subjekteve si filozofia sociale, logjika, relacioni fe-filozofi, etikë-politikë, doktrina e arsimit,  sociologjia e fesë e të ngjashme. Kompendiumi përmban gjithsej shtatëmbëdhjetë artikuj të autorëve eminentë nga katër anët e botës, Turqi, Gjermani, SHBA, Meksikë, Singapor, Egjipt, Pakistan dhe Maqedoni e Veriut. I mbiqujatur si “Mësuesi i  Dytë” (lat. Magister Secundus), Farabiu është një figurë poliedrike, enciklopedike, që ka kontribuar në shkencë, filozofi, logjikë, sociologji, mjekësi, matematikë, muzikë etj

 Këtyre ditëve shtëpia botuese Logos-A nxori nga shtypi përmbledhjen e teksteve “FARABIU: MAGISTER SECUNDS”, përzgjedhur, disa syresh përkthyer dhe me parathënie nga profesori i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore të UEJL-së, Ali Pajaziti. Ky libër me 463 faqe trajton Farabiun  (870-950), botën ideore të tij në korniza të subjekteve si filozofia sociale, logjika, relacioni fe-filozofi, etikë-politikë, doktrina e arsimit,  sociologjia e fesë e të ngjashme. Kompendiumi përmban gjithsej shtatëmbëdhjetë artikuj të autorëve eminentë nga katër anët e botës, Turqi, Gjermani, SHBA, Meksikë, Singapor, Egjipt, Pakistan dhe Maqedoni e Veriut. I mbiqujatur si “Mësuesi i  Dytë” (lat. Magister Secundus), Farabiu është një figurë poliedrike, enciklopedike, që ka kontribuar në shkencë, filozofi, logjikë, sociologji, mjekësi, matematikë, muzikë etj., autor i famëmadhes Qyteti i virtytshëm, i Margaritarëve të urtësisë, i Klasifikimit të shkencave, i Arritjes së lumturisë, i mbi 100 veprave të ndryshme, që rrokin një gamë jashtëzakonisht të gjerë të temave nga abstraktet, metafizike, deri te konkretet shoqërore.  Farabiu ka ndikuar te Alhazeni, Maimonidesi, Averroesi, Shën Thoma, Albert Magnusi, Roger Baconi, Etienne Gilsoni, Leo Straussi, Richard Walzeri e të tjerë.

Të fundit