E enjte, 25 Prill, 2024

QEVERIA SUBVENCIONON ENERGJINË PËR BIZNESET, ÇMIMET E PRODUKTEVE NUK ULEN

Shkruan: Eljesa Dervishi

Çmimet vazhdojnë të ngelin të njëjta edhe pse Qeveria, me para të qytetarëve, subvencionon një pjesë të energjisë që harxhojnë bizneset. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi se kompanitë nga industria ushqimore të cilat shfrytëzojnë çmim preferencial të rrymës dhe të cilat nuk i kanë ulur çmimet në bazë të asaj që janë marrë vesh me Qeverinë do ta humbin këtë privilegj.

Kjo do të dihet në fund të këtij muaji sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Ato që i kanë ulur çmimet do të vazhdojnë ta shfrytëzojnë atë privilegj.

“Në bazë ditore bisedojmë me odat ekonomike dhe me sektorë të caktuar të industrisë të produkteve, veçanërisht me prodhues të produkteve ushqimore vendase. Në rast se nuk do të ketë ulje të mëtejshme, do të vihemi në situatë që kjo të shfuqizohet si mbështetje nga qeveria, sepse qëllimi i mbështetjes së dhënë nga qeveria me kërkesën e odave ekonomike ishte të ndikohej në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Nëse nuk ulen në përqindjen e dakorduar ndërmjet kompanive dhe Qeverisë dhe sipas pritshmërive të konsumatorëve, është mirë që ato mjete tu jepen qytetarëve përmes masave të ndryshme”, tha Bekteshi në takim me gazetarët.

Duke theksuar se ulja do të duhet të lëvizë prej shtatë deri në 13%, potencoi se disa nga kompani i kanë ulur çmimet, ndërsa për fat të keq disa të tjera jo.

“Deri në fund të këtij muaji duhet të kemi raport përfundimtar nga Inspektoriati Shtetëror i Tregur dhe në bazë zë atij raporti të merren vendime të caktuara. Sipas gjendjes së shpallur të krizës, vendimet mund të jenë edhe selektive, ndaj për kompanitë që nuk kanë ulur çmimet, kjo masë të mos vlejë, ndërsa për ato që i kanë ulur dhe realisht janë përpjekur të bëjnë maksimumin që të ndihmojnë konsumatorët, të vazhdojë”, tha Bekteshi.

Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë vazhdon të subvencionojë faturën e energjisë elektrike për familjet me të ardhura të ulëta në vitin 2023. Thirrja publike për këtë masë është publikuar më 27 janar në faqen e Minstrisë së Ekonomisë dhe do të zgjasë deri në fund të shkurtit.

Për këtë masë janë paraparë 60 milionë denarë, ndërsa nga fatura e rrymës së amvisërive do të subvencionohen 600 deri në 800 denarë, varësisht nga të ardhurat totale mujore që i realizojnë. Sipas thirrjes publike, këtë vit është rritur pragu i të ardhurave totale të realizuara nga familjet dhe janë futur kategoritë e reja të familjeve që do të mund ta përdorin këtë masë. Qytetarët që kanë marrë subvencione në faturat e energjisë elektrike vitin e kaluar do të duhet të riaplikojnë në thirrjen publike për të marrë sërish subvencione.

Mbështetja financiare do t’u jetep personave nëse të ardhurat e tyre të rregullta mujore nuk i kalojnë të ardhurat neto edhe atë:

-19,000 denarë për një person beqar;

-25,000 denarë për amvisëri me dy anëtarë;

-30.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë;

-36.000 denarë për amvisëri me katër anëtarë;

-43.000 denarë për amvisëri me pesë anëtarë e më shumë.

Këtë vit, kjo masë është shtrirë edhe në kategori të tjera personash me rrezik social si përfituesit e së drejtës për dëmshpërblim për shkak të aftësisë së kufizuar, prindër të vetëm që nuk janë të regjistruar, përfitues të ndihmës minimale të garantuar dhe përfitues të së drejtës për kompensim për dëmin fizik.Risi është edhe se nëse këto amvisëri kursejnë rrymë për 10% në krahasim me periudhën e njëjte të vitit të kaluar, atëherë do të kenë ulje shtesë të faturës së energjisë elektrike prej 200 deri në 300 denarë, varësisht nga kategoria.

Dokumentet e nevojshme:

Një kërkesë për përdorimin e mbështetjes financiare për personat me të ardhura të ulëta që mund të merre në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose të sigurohet përmes faqes së internetit të Ministrisë.

-deklaratë noteeriale që konfirmon se i gjithë dokumentacini i bashkangjitur kërkesës është i skatë dhe i besueshëm (formulari i deklaratës mund të merret në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose të sigurohet përmes faqes së internetit të ministrisë

-vërtetimin e aplikantit të anëtarëve të familjes së aplikantit në fotokopje (kartë identiteti për të rritur, certifikatë lindjeje për të mitur, cerfitikatë martese, certifikatë divorci ose certifikatë vdekjeje për një anëtar të familjes)

-fotokopje me të ardhura të ulëta në kategorinë për një person paraqesin një deklatarë noteriale që konfirmon se jetojnë vetëm dhe vërteton se i gjithë dokumentacioni i bashangjithur i aplikimit është i saktë dhe i besueshëm. Formulari i deklaratës (për një person) mund të merret në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose të sigurohet përmes faqessë internetit të ministrisë, dhe

– nëse në familje ka edhe përfitues të së drejtës së kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, një prind i vetëm i cili nuk është përfitues i regjistruar i ndihmës minimale të garantuar dhe përfiturs i së drejtës së kompensimit të dëmit fizik, me kërkesën për përdorimin e mbështetjes financiare, aplikanti duhet të paraqes në Ministrinë e Ekonomisë edhe dokumentet e mëposhtme:

-konfirmimin se një anëtar i familjes është përfitues sktiv i së drejtës për kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar dhe/ose

-certifikata e divorcit ose certifikata e vdekjes për prindin tjetër ose certifikata e personit të panjohur ose të zhdukur për prindin tjetër dhe/ose

-vërtetim se një anëtar i familjes është përfitues aktiv i dë drejtës për kompensim për lëndim trupor.

Të fundit