E enjte, 25 Prill, 2024

A DO TË SHUHET “ZJARRI” BRENDA BDI-SË?

Në kohë kur “beteja” ka zbritur në terren për të kërkuar “bekimin” e anëtarësisë, nuk ka shenja se do të do të ketë një rinormalizim të raporteve për të shuar “zjarrin” brenda partisë. Me gjasë pritet që hendeku të thellohet edhe më tepër, ndërkohë që shumëçka do të varet edhe nga zhvillimet e përgjithshme në vend, që mbeten të ndërlidhura me ndryshimet kushtetuese.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Dallimet e para publike midis dy grupeve në BDI u shfaqën kur Izet Mexhiti doli në foltoren e Kuvendit të RMV-së dhe tha se pushteti e ka lënë jashtë investimeve shtetërore zonën ekonomike të Vizbegut. Ky ishte vetëm fillimi i ndarjeve në selinë blu, më pastaj Izet Mexhiti kërkoi interpelancë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubit dhe ministrit të jashtëm Bujar Osmanit. Megjithatë, kjo nuk u realizuar sepse nuk e kishte “aminin” e kryetarit të partisë, ndërkohë që më pas Mexhiti dha dorëheqje nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së. Në opinion qarkulluan disa informacione se Izet Mexhiti do të formonte parti tjetër, por as kjo nuk ndodhi pasi që ai i dëgjoi këshillat e kryetarit për të qëndruar brenda partisë.

Nuk kaloi shumë kohë “zjarri i shuar”, u rindez.

Të dyja grupet filluan të fragmentarizohen. Kështu, para themelimit të strukturave partiake, grupi i ashtuquajtur “Grupi i zjarrit”, doli me një letër publike nëpërmjet së cilës i kërkohej kryetarit Ahmeti themelimin e organeve partiake dhe shkarkimin e Artan Grubit.

Pas një heshtje nga kryetari Ahmeti, më vonë ai doli me një qëndrim për mediat dhe la të kuptohet se nuk do të pranonte kërkesën e bashkëpunëtorëve të dikurshëm.

Pas disa ditësh kryetari e relativizoi “zjarrin” duke i vënë ata nëpër funksione kyçe në kryesi, por gjithsesi pas emërimit të Artan Grubit në pozitën e shefit të kabinetit. Kështu kryetari “zjarrit i hodhi benzinë duke rindezur zjarrin” brenda partisë.

Pas kësaj, të dyja grupet nëpër media  “hapën zjarr” përmes deklaratave në media, ndërkohë që njëri grup filloi konsultimet me anëtarësinë, ndërsa grupi tjetër gjithashtu i filloi takimet me anëtarësinë, njëra palë një jug, tjera në lindje, por në distancë, me një qëllim të përbashkët “duke kërkuar bekimin e anëtarësisë”, se cili grup është “BDI-ja zyrtare”.

Vlerësohet se këto dy grupe i kanë shpallur “luftë” njëra-tjetrës konsiston në faktin se “krahu i vjetër i partisë” mendon se “krahu i ri partisë” e ka uzurpuar partinë.

Se a do të “shuhet ky zjarr”, do të varet nga ajo se a do të shpërndahet pushteti në mënyrë të sheshtë.

Ajo që po duket është se ka tendenca që Artan Grubi të ketë pushtet të përqendruar. Se çfarë do të shkaktojnë këto zhvillime do të dihet në vazhdim, sidomos pas asaj nëse partia Aleanca për Shqiptare do t’i bashkohet pushtetit dhe me këtë rast do ta shpëtojë partinë e Ali Ahmetit, pasi deputetët e ASH-së i janë të nevojshme pushtetit për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Kjo sigurisht do të varet nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

Të fundit