E hënë, 29 Prill, 2024

DW: SERBIA GATI PËR LUFTË ME KOSOVËN

Me justifikimin e “gjendjes së komplikuar” në veriun e Kosovës, Serbia ka rritur gatishmërinë e ushtrisë së saj. Tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë, raporton DW, përcjell kdpolitik.com.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Milosh Vuçeviç, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar “gatishmërinë më të lartë ushtarake” për ushtrinë serbe. Më parë ishte shefi i Shtabit të Përgjithshëm Serb, Milan Mojsiloviç, i cili kishte deklaruar, se “për shkak të gjendjes së komplikuar” ai është dërguar në kufirin me Kosovën nga presidenti serb, njofton agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka paralajmëruar së fundmi nga shkallëzimi i situtaës. Të dy vendet ndodhen “vërtet pranë konflikteve të armatosura”, ka thënë Brnabiç, duke bërë përgjegjëse qeverinë e Prishtinës për tensionet aktuale.

Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e shikon ende si provincë të sajën të shkëputur, e mbështet pakicën serbe në veri në përpjekjet e saj për të kundërshtuar autoritetin e qeverisë së Prishtinës. Përpjekjet për ndërmjetësim të Bashkimit Europian nuk kanë treguar rezultate. Ndërkohë tensionet prej vitesh në veriun e Kosovës janë shtuar në javët e fundit. Rreth 50.000 serbët që banojnë në veri refuzojnë institucionet shtetërore të Prishtinës. Bllokadat disajavore pengojnë trafikun. Me shqetësim nga bashkësia ndërkombëtare janë pritur edhe të shtënat me armë zjarri së fundmi në afërsi të njësive të NATO-s.

Të fundit