E premte, 12 Korrik, 2024

PSE ALBIN KURTI ËSHTË NJERIU KYÇ I BALLKANIT PERËNDIMOR?

Propaganda dhe strategjia e Vuçiqit në rastin e  Kurtit nuk funksionon. Sepse Kurti i ndërmerr  lëvizjet e tij ideologjikisht me mbështetje, me orientim patriotik dhe mbi të gjitha i pavarur. Ndonëse ka shumë kundërshtarë në Kosovë që politikën e tij e shohin si “vetëvrasëse”, veprimi i Kurtit po jep rezultate. Kushtetuta dhe ligjet e shtetit të Kosovës detyrimisht duhet të respektohen! Injoron presionet e Vuçiqit. Kurdisjeve të Vuçiqit ai iu përgjigjet me fakte.

Shkruan: Boban Batriqeviq*

Kur  kah fundi i viteve nëntëdhjetë Milo Gjukanoviq pranoi axhendën evropiane dhe malazeze, ai u bë njeriu kyç i rajonit në përmbysjen e Slobodan Milosheviqit.

Me këtë përfundoi thertorja ballkanike e projektuar në Memorandumin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU). Pak më shumë se një dekadë pas shkuarjes së Sllobës në Hagë, SANU publikoi  Memorandumin e ri, këtë herë një version të rinovuar me disa këngë të reja, por me të njëjtat udhëzime.

Ai memorandum përkon edhe me forcimin e forcës politike në Serbi të presidentit aktual Vuçiq. Prandaj, rajoni mori versionin soft të Memorandumit dhe versionin soft të Milosheviqit. Rezultati i ngjashëm, ama tani për tani pa luftë.

Obstruksioni i Bosnjë-Hercegovinës, obstruksioni i  i Kosovës dhe sukcesioni i Malit të Zi, izolacionizmi i plotë dhe errësira ​​mediatike, fryrja steroide e nacionalizmit serbomadh. Mirëpo, ashtu si Milosheviqi filloi të marrë në thua në Mal të Zi në fund të shekullit XX, tani Vuçiqi po nis të marrë në thua në Kosovë.

Ideja e tij perfide  që në këtë shtet të pavarur të formojë të ashtuquajturën Bashkësi së Komunave Serbe (lexo të ashtuquajturën Republika Serpska e re) që do t’i mundësonte të përzihet hapur në realitetin kosovar, ashtu siç po përzihet në realitetin  bosnjë-hercegovinas dhe malazez. Por, për dallim nga këto dy shtete që janë plotësisht të paralizuara, vetëm Kosova sot ka forcën reale për të rrëzuar Vuçiqin dhe kështu ta çlirojë Ballkanin Perëndimor nga kërcënimi më i madh që ka parë që nga shfaqja e vozhdit nga Gazimestani.

Prandaj Vuçiqi është nervoz, prandaj Albin Kurti është, siç thotë ai, “batakçi terrorist” dhe prandaj Albin Kurti është objektivi kryesor i dehumanizimit në fabrikën serbe të marrëzisë mediatike.

Propaganda dhe strategjia e Vuçiqit në rastin e  Kurtit nuk funksionon. Sepse Kurti i ndërmerr  lëvizjet e tij ideologjikisht me mbështetje, me orientim patriotik dhe mbi të gjitha i pavarur. Ndonëse ka shumë kundërshtarë në Kosovë që politikën e tij e shohin si “vetëvrasëse”, veprimi i Kurtit po jep rezultate. Kushtetuta dhe ligjet e shtetit të Kosovës detyrimisht duhet të respektohen! Injoron presionet e Vuçiqit. Kurdisjeve të Vuçiqit ai iu përgjigjet me fakte.

Vuçiq dërgon ushtrinë në rripin kufitar me Kosovën. Thonë, nëse Kurti heq barrikadat, ushtria do të reagojë. Dhe tani vijmë te përfundimi. Nëse Vuçiq e bën këtë, Serbia përfundimisht do të zbulojë fytyrën e saj putiniste para administratës së verbër evropiane dhe amerikane, besimi i së cilës te Vuçiqi e solli Ballkanin Perendimor në fazën e  paqëndrueshmërisë serioze. Atëherë, nuk ka më kthim prapa. Rrezikimi i integritetit territorial të Kosovës e çon Vuçiqin në një luftë totale dhe ai mund ta fitojë atë luftë me ushtrinë e tij të Raskapitur tamam siç po fiton Putini në Ukrainë. Rënia e regjimit do të bëhet çështje ditësh.

Më anë tjetër, nëse nuk hyn në Kosovë me ushtri, dhe Kurti i heq barrikadat, pozita e Vuçiqit në Serbi do të bëhet shumë më e paqëndrueshme, sepse ai do të duhet të arsyetohet tej mase para opinionit publik thellësisht të helmuar. Më nuk është Trumpi që ta qerasë me stilolaps, nuk është më Angela Merkeli që t’ia rrahë shpatullat. Ai për realitetin serb do të bëhet tradhtar i “besëlidhjes  serbe në Kosovë”.

Ku është këtu Mali i Zi? Mali i Zi është në udhëkryq. Situata në Kosovë tregon se protestat “IMA NAS” duhet të shndërrohen në një lëvizje të përgjithshme shoqërore për çlirimin e Malit të Zi. Nuk ka shpresë në këtë apo atë lëvizje politike se nën presionin e BE-së dhe SHBA-së të bëjnë koalicion me DPS-në dhe kështu të zgjidhin problemin e Malit të Zi.

Sepse, me këtë zgjidhet vetëm problemi i DPS-së e jo i shtetit. Nëse dëshirojmë kthimin e Malit të Zi, duhet të mbledhim të gjitha forcat dhe të qëndrojmë sado vështirë të jetë, rrugë, barrikada, bllokada, bojkot të të gjitha institucioneve. Qëndrim i fortë jep fryte. Ja Kurti dhe mësoni!

*Artikulli është marrë nga portali malazez: antenam.net. Përktheu: KDP

Të fundit