E diel, 19 Maj, 2024

PROTESTA VAZHDON, SHKUPI I PARALIZUAR

Shkruan: Gentuar Ismaili 

Për të arritur deri tek një destinacion i caktuar, qytetarëve u duhet së paku 30 minuta, për shkak se linjat e trasportuesit privat tashmë një kohë të gjatë nuk funksionojnë. Ato në shenjë proteste nuk punojnë, pasi që Qyteti i Shkupit nuk e ka paguar borxhin e trasportuesëve privat.

Para disa ditësh, krytarja e Qyteti i Shkupit Danella Arsobska i akuzoi trasportuesit privat se i kanë keqpërdorur biletat. Ndërkaq, këta të fundit, janë deklaruar se e gjithë procedura është elektronike dhe nuk kanë mundësi për keqpërdorime, pasi biletat mbushen në pikat e pagesave të NQP-së.

Nga zyra për media e Qytetit të Shkupit, për portalin tonë deklaruan se e kanë bërë pagesën që ka qenë në pajtim me kërkesën dhe shtojnë se nëse Transportuesit e Lirë vlerësojnë se kanë kërkesa tjera le ta padisin Qytetin.

“Marrëveshja me Transportuesit e Lirë dhe Makekspres është ndërprerë përshkak të mosrespektimit të detyrimeve të kontratës nga ana e te dy shoqatave të transportuesëve privat. Deri tani janë paguar 111 milion denarë për Transport të Lirë dhe 45 milion denarë Maksekspres-it, në pajtim më kërkesën. Nëse vlerësojnë se kanë edhe kërkesa tjera, mund të padisin, edhe pse deri tani tek NQP nuk ka arritur asnjë vërejtje para padisë, as padi për këto kërkesa”,u përgjigjën nga Qyteti i Shkupit.

Kurse nga NQP për KDP thanë do t’i mbulojnë linjat e transportuesëve privat dhe qytetarët tani oraret e rregullta të linjave të autobusëve në fjalë mund ti gjejnë në web faqen e NQP-së.

“NQP-ja Shkup i ka ndërmarrë linjat e trasportuesëve privat, në ato linja tani ecin atubusët e NQP-së Shkup. Të gjitha linjat janë ‘mbuluar’ me numër përkatës të autobusëve, gjegjësisht disponojmë kapacitet të mjaftueshëm për t’u realizuar linja e rregullt transportuese.
Oraret e linjave të rregullta janë të qasshme në faqen e internetit të NQP-së”,u shprehën nga NQP-ja.

Përndryshe, Qyteti i Shkupit u ka borxh trasportuesëve privat 30 milion denarë.
Numrat e autobusave që nuk funksionojnë janë: 19,20,52,54 dhe 22.

Deri tani trasportuesit privat disa herë e kanë bllokuar bulevardin “Mavrovësja”, kurse nëse nuk pranohen kërkesat e tyre kanë thënë se do ta bllokojnë të gjithë qytetin.

Të fundit