E mërkurë, 18 Qershor, 2025

PARIZ: BORRELLI TAKON KURTIN DHE VUÇIQIN

Shefi i diplomacisë së BE-së do të ketë takime veçmas kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,në funksion të intensifikimit të përpjekjeve për të ndihmuar palët që të ulin tensionet dhe të bëjnë përparim në dialog, – transmeton kdpolitik.com.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ndodhet në Paris, ku si ndërmjetës i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, fillimisht do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e më pas me presidentin e Serbi, Aleksandar Vuçiq, njoftoi Komisioni Evropian.

Zëdhënësi i Borrellit, Peter Stano, ka saktësuar për mediat serbe se takimit e kreut të diplomacisë evropiane do të jenë të ndara  dhe kanë për qëllim zgjerimin e përpjekjeve për të ndihmuar palët të ulin tensionet dhe të bëjnë përparim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Këtë po tentojmë ta bëjmë që kur filloi përshkallëzimi i fundit midis dy palëve. Përfaqësuesi i Lartë, si moderator i dialogut, vazhdon përpjekjet e tij në këtë drejtim. Ai kohë më parë ka folur personalisht me ta dhe kjo është një mundësi tjetër për t’u përcjellë mesazhet kyçe që të mund të shkohet përpara në këtë dialog”, – tha Stano.

Borell merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, dhe do të bisedojë me “vendet partnere për krizat e mëdha të cilave duhet t’u përgjigjemi sot, si agresioni rus kundër Ukrainës dhe pasojat e tij globale, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, angazhimi evropian në Sahel dhe situata politike në Venezuelë”, -tha Komisioni Evropian.

Përfaqësuesi i Lartë do të diskutojë nevojën e “ringritjes së sistemit shumëpalësh, me qëllim të forcimit të tij përballë krizave shumë fatktorëshe me të cilat po përballet bota”, -thuhet ndër të tjera në një deklaratë të Komisionit Evropian.

Të fundit