E shtunë, 4 Maj, 2024

OEMVP ME KRYETAR TË RI

Biznesmeni nga Struga, Mendi Qyra, është zgjedhur të drejtojë Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), raporton KDPOLITIK.COM.

Kjo Odë, që grumbullon pjesën më të madhe të bizneseve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të V-të që nga themelimi i saj në vitin 2005.

Ndër tjerash u zgjodhën edhe kuvendarët dhe zv/ kryetari i Kuvendit, 18 anëtarë të Këshillit Drejtues si dhe 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës.

Kryetari i posazgjedhur, Mendi Qyra, në fjalën e tij drejtuar kuvendarëve dhe përfaqësuesve të organeve tjera, u shpreh se udhëheqësinë e tij e bazon mbi parimet dhe vlerat bazë të OEMVP-së, si dhe bazuar në Misionin dhe Vizionin e saj në mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve anëtare të saja.

Pjesëmarrësit thanë se Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do të vazhdojë më fuqishëm në rrugëtimin e saj në organizimin dhe mbrojtjen e biznesit në vend nën ombrellën e misionit të dëlirë, duke dëshmuar me këtë Kuvend kapacitet dhe vazhdueshmëri të punës së saj tash e 18 vite.

Ndryshe, OEMVP u themelua në vitin 2005, kur kryetar i parë u zgjodh Xhemail Dauti, drejtor ekzekutiv i kompanisë së njohur “Dauti-Komerc”. Edhe Dauti ka qenë pjesë e Kuvendit Zgjedhor duke dëshmuar kështu përkushtimin e tij në realizimin e vizionit të OEMVP-së.

Të fundit