Vendi duket se ka shënuar një boom në ndërtim, nëse shihet numri i lejeve të dhëna nga komunat. Në gusht të këtij viti, në nivel nacional, gjithsej janë aprovuar 378 leje ndërtimi, numër që është për 140 më i lartë sesa në gusht të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se rrtija e dhënies së lejeve të ndërtimit rezulton të jetë për 37% më e lartë.