E shtunë, 13 Korrik, 2024

EKSPERTI RUS: RUSIA PLANIFIKON NDËRTIMIN E BAZËS USHTARAKE NË SERBI!?

Në Serbi mund të ngritët një bazë ushtarake ruse  që do të ushtrojë detyra të ndryshme vëzhgimi dhe do të monitorojë përreth vlerëson eksperti ushtarak dhe historiani rus Boris Yulin, raporton lenta.ru, një portal rus ky tepër i lexuar i cili që nga viti 2020 është në pronësi të Sberbank.

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harchenko, shkruan portali, ka folur për këtë duke thënë se “krijimi i bazave ushtarake ruse në Serbi është çështje sovrane e këtij shteti”. KDP transmeton agjencitë e lajmeve sipas të cilave diplomati rus në Beograd  ka pranuar se kjo është çështje edhe e vetë Rusisë.

Përveç kësaj, shton ai, kjo është një çështje e vetë Rusisë.

“Sa i përket qendrës së përbashkët humanitare, ajo ekziston dhe funksionon për reagim ndaj krizave në rast të katastrofës humanitare,” -citon Lenta.ru Bocan Harchenkon. Ambasadori ka theksuar se Serbia është një shtet mik dhe se Beogradi “po kundërshton fundamentalisht sanksionet anti-ruse”.

Njëkohësisht, Harçenko ka rikujtuar edhe komponentin politik në marrëveshjen për furnizimin me gaz me çmim më të favorshëm dhe se Rusia siguron stabilitetin energjetik të Serbisë. Shtetet, ka shtuar ai, vazhdojnë edhe “bashkëpunimin ushtarako-teknik, si rezultat i të cilit krijohen kushte më të favorshme për cilësinë e asaj që livrohet”.

Eksperti ushtarak Julin thekson se nuk është shumë e qartë se çfarë përfitimesh do të ketë krijimi i bazës ushtarake në Serbi.

“Është fakt se bazat ndodhen pranë zonave të armiqësive të mundshme. Por në Serbi,  ajo do të jetë territorialisht, tërësisht e shkëputur nga Rusia dhe nga të gjitha anët e rrethuar nga vendet e BE-së dhe pjesërisht nga shtetet e NATO-s. Nuk është e qartë se si  në këtë rast do të jetë i mundshëm përqendrimi i forcave dhe sigurimi i bazës,” – thekson Julin.

I vetmi objektiv i mundshëm i krijimit të saj, për këtë ekspert ushtarak rus, është një “misioni i vëzhgimit dhe mbikëqyrjes së hapësirës përreth”, më saktë mbledhja e të dhënave të inteligjencës.

Ai shton gjithashtu se “Bashkimi Evropian nuk ka mund të fillojë ta përjetojë Serbinë si burim të sigurt kërcënimi në rast konflikti”, që për Beogradin do të kishte pasoja jo shumë të këndshme.

Më herët, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, përkujton portali rus, kumtoi se Serbia është shtet i autonom dhe i pavarur dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në konfliktet e Rusisë dhe Perëndimit dhe se veçmas nuk dëshiron të bëhet “këmbësori e paktit të NATO-s”.

“Nëse doni t’i përmbaheni integritetit territorial dhe sovranitetit si parim më i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare, që mendoj se është, filloni nga Serbia. Fillimisht tërhiqni njohjen e Kosovës, pastaj thoni: “Na falni, Serbia është komplete, ne gabuam që ju bombarduam, na falni për aq fëmijë që ua vramë, na falni për atë që ua bëmë, po fillojmë me korrigjimin e gabimeve tona, e jo t’i kërkojmë Serbisë të jetë këmbësori e paktit të NATO-s, të hyjë në konflikt me Rusinë,”- citohet deklarata e zyrtarit të lartë serb nga fillimi i korrikut me ç’rast pati thënë se hyrja në luftë nuk është opsion. Rikujtojmë se Vulin është politikani që ‘Serbinë e madhe’ e zëvendësi me ‘botën serbe’, një qasje kjo që është kritikuar nga vendet fqinje dhe diplomacia euro-amerikane, por që deri tash, prej vitesh, nuk ka asnjë zbythje./KDP&Agjencitë/

 

Të fundit