Kjo nuk e pengoi Kremlinin të mbajë zonat ukrainase që i kontrollon, madje edhe kur forcat ukrainase përparonin në Kherson
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes vlerëson se rreth 80.000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i “pushtimit” gjithëpërfshirës rus të Ukrainës rreth gjashtë muaj më parë, sipas revistës politike amerikane Foreign Policy, që iu referohet deklaratave të një zyrtari të lartë të Pentagonit, – transmeton KDP. Kur administrata e Presidentit Joe Biden paralajmëroi paketën e re të ndihmës ushtarake në vlerën një miliard dollarë për Ukrainën (që është shuma më e madhe që Uashingtoni i ka dërguar Kievit që nga fillimi i luftës), zyrtarët amerikanë u përpoqën të tërhiqnin vëmendjen për viktimat që lufta ia shkaktoi ushtrisë ruse, duke vënë në dukje se ky është konflikti më intensiv në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, – shkruan revista në raportin e përgatitur nga Jack Detsch, korrespondent nga Pentagoni.Gazetari citon Colin Kahlin, zyrtarin më të lartë politik në Pentagon, i cili tha se në radhët e ushtrisë ruse ka numër të madh të viktimave. “Mendoj se mund të themi me siguri se humbjet e rusëve sihin 70 ose 80 mijë të vdekur në më pak se gjashtë muaj,” – transmeton KDP deklaratën e Kahlinit për Foreign Policy. Vlerësimet e mësipërme, si dhe të tjera të publikuara nga qeveria amerikane, tregojnë se Ukraina i ka shkaktuar humbje ushtrisë ruse që janë mbi 10.000 ushtarë vetëm në muajin e fundit, respektivisht pasi Kievi mori sisteme të reja raketore nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania.Përkundër humbjeve të mëdha në radhët e veta, kjo nuk e pengoi Kremlinin të mbante zonat ukrainase që kontrollon, madje edhe kur forcat ukrainase përparonin në Kherson, – deklaruan ekspertë të pavarur për revistën Foreign Policy.Revista tha se zyrtarët ukrainas kishin kërkuar që Shtetet e Bashkuara t’u siguronin sisteme raketore që mund të godasin objektivat ruse në një largësi gati 200 milje larg, krahas qindra projektileve HIMARS, por administrata Biden e paralajmëroi Ukrainën që të mos godiste objektiva në territorin rus.Pentagoni vlerëson se Rusia në fillim të luftës disloi në Ukrainë 120 batalione taktike të përbërë nga rreth 100.000 ushtarë. Ekspertët besojnë se vlerësimet e reja të humbjeve në radhët e ushtrisë ruse ka të ngjarë të përfshijnë forcat paraushtarake dhe vullnetarë, siç është grupi i Wagner, të cilin Moska e thirri nga fushat e tjera të betejës në Libi, Siri dhe Afrikën Qendrore për të luftuar në vijat e para të frontit në rajonin e Donbasit./KDP&Agjencitë/