Shkruan: Amir Shabani
Marrëveshjet e Kinës me vendet e Lindjes së Mesme kanë ngjallur shqetësime për SHBA-në, veçanërisht projekti i ndërtimit të portit të Kinës me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe marrëveshja e prodhimit të raketave balistike me Arabinë Saudite.
U fol për Arabinë Saudite që i shet naftë Kinës në juanë dhe bisedimet S-400 me Rusinë.
Joe Biden donte të krijonte një formacion të ngjashëm me NATO-n në Lindjen e Mesme duke zgjeruar marrëdhëniet e Arabisë Saudite me Izraelin, por Princi i Kurorës, Muhammed bin Selman nuk e mori seriozisht Bidenin dhe nuk i beson Amerikës, këtë e shohim edhe në politikat e zbatuara nga Bin Selmani.
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite theksoi se nuk do të ketë NATO arabe. Nëse NATO-ja arabe do të krijohej në Lindjen e Mesme, misioni i saj ishte të frenonte Iranin dhe zgjerimin kinez, por plani i Bidenit dështoi.
Irani dhe Arabia Saudite janë takuar gjashtë herë deri më tani dhe po normalizojnë marrëdhëniet. Vendet e Lindjes së Mesme kanë filluar të punojnë në koordinim mes tyre dhe problemet po i zgjidhin duke biseduar.
Joe Biden bëri një deklaratë se Arabia Saudite ra dakord të rriste prodhimin e naftës në 13 milionë fuçi në ditë, por më pas Arabia Saudite bëri një deklaratë duke thënë se ne nuk e bëmë këtë me kërkesë të Bidenit. Arabia Saudite kishte njoftuar më parë se do të rriste prodhimin e naftës dhe ardhja e Joe Bidenit nuk ndryshoi asgjë.
Takimi i Joe Biden me Arabinë Saudite ishte i pasuksesshëm dhe në të njëjtën kohë, pikëpamja e Joe Biden në vendet e tjera të Lindjes së Mesme nuk dha rezultatet e dëshiruara. Kur Mohammed bin Selmani foli me Joe Bidenin, ai foli për operacionet e SHBA-së në Irak dhe Lindjen e Mesme. Kjo ishte hera e parë që një shtet arab foli kështu me Presidentin e SHBA-së.
Kjo i bie se Mbretëria e Arabisë Saudite nuk do të dëgjojë më çfarëdo që të thonë Shtetet e Bashkuara dhe do të veprojmë në përputhje me interesat e tyre strategjike.
Joe Biden u kthye duarbosh nga turneu i tij në Lindjen e Mesme, ndërsa Muhammed bin Selmani ishte fituesi i takimit në Arabinë Saudite. Joe Biden vetëm e mbështeti projektin e Bin Selmanit “Vizioni 2032” dhe u largua.