E shtunë, 27 Korrik, 2024

BURRAT KANË ZAPTUAR POLITIKËN, GRATË TË PËRFAQËSUARA VETËM FALË KUOTAVE

Shkruan: Gentuar Ismaili

 

Politika është një fushë që kryesisht dominohet nga gjinia mashkullore dhe që rrallë herë i jepet hapisirë femrës.Sikurse në çdo fushë tjetër edhe në politikë pabarazia gjinore është thelbësore, por që për të flitet shumë pak. Se a duhet të jenë edhe femrat pjesë e politikës, këtë pytje dhe tematikë e kemi trajtuar me gra që janë pjesë e politikës dhe pjesë e jetës publike në vend.

Drejtoresha ekzekutive e Institutit për Lidership dhe Politika Publike, Pranvera Kasami, thotë se ajo nuk e vlerëson suksesin në një fushë sipas gjinis dhe shton se nuk e ka ndërmend të kyçet në politikë.

“Për hirë të sinqeritetit, kjo është diçka që m’a kanë kujtuar miq e mikesha herë pas here, veçanërisht në kohë parazgjedhore, por nuk është një ëndërr e imja në sirtar, aq më shumë për shkak të satisfaksionit që marr me sukseset e angazhimeve aktuale që bëj, si edhe kontributit që jap në shoqëri përmes tyre. Dua që të kemi udhëheqëse grua. Kjo për shkak të frymëzimit të udhëheqjes së suksesshme që na japin shumë gra në role kyçe udhëheqësie në botë, si në poste kryeministresh apo presidentesh të shteteve. Por kjo jodomosdoshmërisht e lidh suksesin me gjininë. Ajo çka dua unë është që, kushdo që udhëheq, ta bëjë këtë mbi vlera të udhëheqjes me integritet”, u shpreh Kasami.

E diplomuara si jurisite në Marëdhëniet Ndërkombëtare, Emel Aliji, thotë se ndoshta në të ardhëmen do të hyjë në politikë dhe vlerëson se ka ardhur koha që në krye të shtetit të ketë një udhëheqëse grua.

“Ndoshta në të ardhmen. Sigurisht se po, duhet të besojmë në atë se një femër mund të arrijë atë që dëshiron pavarsisht vështërsive apo pengesave, në momentin që marin një punë në dorë gjithmonë ka një sukses të shkëlqyeshëm. Porosia ime ndaj të gjitha femrave do të ishte: Besoni, punoni dhe veproni gjithmonë me dinjitet!”, ka dekalruar Aliji.

Sipas indeksit të UN Woman, Maqedonia e Veriut në vitin 2020 është në vendin e 22-të në botë me 48 gra nga 120 deputete në Parlament. Por, kjo është për shkak të kuotave ligjore që kërkojnë që një e treta e kandidatëve për deputetë të jenë gra. Ndërsa sipas numrit të grave në Qeveri, vendi është në pozitën e 84 me vetëm 5 gra nga 23 ministri.

Përqindja e grave është më e ulët në pushtetin lokal, ku pozita e kryetarit sigurohet nëpërmjet votimit të drejtpërdrejtë. Nga 80 komuna në vend vetëm në dy komuna udhëheqin gra. Sipas të dhënave zyrtare, në zgjedhjet lokale të vitit 2021 garuan 301 kandidatë për kryetar komune, prej të cilëve vetëm 25 ishin gra. Kjo do të thotë se përfaqësimi i tyre ishte vetëm 8,3 për qind, për dallim nga meshkujt, të cilët dominuan listat me afër 92 për qind.

 

Të fundit