E shtunë, 27 Korrik, 2024

QEVERIA ARSYETON TARIFËN E RE, OPOZITA THOTË SE QYTETARËT DËMTOHEN

Qeveria dhe institucionet në kuadër të krizës globale energjetike theksojnë nevojën për shfrytëzim racional të energjisë elektrike dhe kursime. Nga qeveria theksojnë se modeli i ri i tarifës ka për qëllim të inkurajojë përdorim racional dhe efikas të energjisë elektrike. Tarifimi i ri i drejtë është rezultat i një debati të gjerë transparent dhe publik, theksojnë nga qeveria.  Ndërkohë, opozita thekson se me modelin e ri tarifor qytetarët do të dëmtohen dy herë, një herë drejtpërdrejt përmes pagesës së faturave dhe herën e dytë përmes buxhetit,

 Shkruan: Eljesa Dervishi

Në kushtet e rritjes enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore, për mbrojtje nga rritja e çmimeve të larta, nga 1 korriku fillon reforma tarifore për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike, kumtoi sot shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Kjo do të thotë një lloj takse e drejtë, ata që shpenzojnë më pak do të paguajnë më pak, në krahasim me ata që shpenzojnë me shumë do të paguajnë më shumë.

“Qëllimi është të inkurajohet përdorimi racional dhe efikas i energjisë elektrike. Tarifimi i ri i drejtë është rezultat i një debati të gjerë transparent dhe publik ekpertësh me palët e përfshira në sektorin e energjisë”, theksohet në kumtesën e Qeverisë.

Për 98.8 për qind të familjeve, çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet me 7.4 për qind.

“Nëse nuk do të vendoseshin blloqet, ky çmim do të ishte rritur me 17.74 për qind. Tarifa e lirë mbetet nga ora 22:00 deri në orën 07:00 ndërsa tarifa e bllokut vlejnë vetëm për energjinë e shtrenjtë. Sistemi i tarifave është drejtpërdrejtë proporcional i dimensionuar në shfrytëzim të konsumatorëve”, kumtuan nga Qeveria.

Edhe pse siç theksojnë, në periudhën e kaluar mbështetja e Qeverisë ndaj EMV-s për të siguruar çmim prej 48 euro për megavat në orë për furnizim universal për 100 për qind përmbushje e nevojave të amvisërive dhe konsumatorët e vegjël, mundësoi që çmimi i rrymës për amvisëritë të mos rritjet për 145 për qind, që do të thotë mbështetje për çdo amvisëri mesatarisht 3.500 denarë në muaj, ose 42.000 denarë në nivel vjetor.

“Nëse EMV-ja do të siguronte 60 për qind të energjisë elektrike ligjore, 40 për qind të tjera në tregun e lirë, si dhe humbjet e kompanive të energjisë për të qenë në tregun e lirë, atëherë çmimi do të rritej me 153 për qind. Por EMV-ja, për shkak të situatës të kompleksuar energjetike me të cilën përballet e gjithë Evropa, siguroi 100 për qind energji elektrike për amvisëritë. E njëjta është subvencionuar dhe e dedikuar për qytetarët me qëllim të mbrojtjes së standardit. Politika shtetërore është vendosur të kujdeset për qytetarët, jo për përfitime në kohë të krizës energjetike. Në vend që të shesë këtë tepricën e energjisë elektrike dhe të ketë fitim, EMV-ja do të fokusohet  te amvisëritë. Të gjitha kapacitetet energjetike janë të angazhuara maksimalisht”, nënvizohet në kumtesë.

Qeveria dhe institucionet në kuadër të krizës globale energjetike theksojnë nevojën për shfrytëzim racional të energjisë elektrike dhe kursime. Masat e Qeverisë për qytetarët në kushtet e krizës më të madhe vazhdojnë.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka thënë se me çmimin e ri të energjisë elektrike dhe modelin e ri tarifor qytetarët do të dëmtohen dy herë. Shtrenjtimi i rrymës siç tha ai do të jetë mes 17 dhe 18 për qind.

“Me modelin e ri tarifor qytetarët do të dëmtohen dy herë, një herë drejtpërdrejt përmes pagesës së faturave dhe herën e dytë përmes buxhetit, sepse përsëri do të duhet nga 150 deri në 200 milionë euro të ketë donacione në buxhetin deri të ELEM-i. Liferojnë përqindje prej 7.4 kjo është gënjeshtër, jam i gatshëm me secilin ta debatojë këtë. Përqindja do të jetë mes 17 dhe 18 për qind dhe këtë do ta ndiejnë qytetarët në faturat. Këtë e themë që dy vite”, tha Mickoski.

Gjithashtu, ai theksoi se çmimi i energjisë elektrike që paguajnë amvisëritë formohet në tri baza – çmimi i paguar për ELEM-in, më pas çmimi për MEPSO-n për transmetin dhe çmimi deri te shpërndarësi siç është EVN-ja.

“E gjithë kjo rritet me marzhën prej 11.5 për qind. Pë Elektranat rritja është 17 për qind, për EVN 20.94 për qind dhe me një matematikë të thjeshtë fitoni rritje prej 17 deri në 18 për qind”, tha Mickoski.

Të fundit