E premte, 26 Korrik, 2024

PËRKEQËSOHEN RAPORTET SHKUP-MOSKË: DËBOHEN EDHE GJASHTË DIPLOMATË RUSË

Ministria e Jashstme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur të premten se ambasadorit të Rusisë, Sergej Baznikin, i është dorëzuar një notë diplomatike  me të cilën gjatë diplomatë të ambasadës së Federatës Ruse në Shkup shpallen persona të padëshiruar në vend, transmeton kdp.com.

‘Në bazë të informacioneve të marra nga organet kompetente, këta persona kryenin aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe në pesë ditët e ardhshme do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut,’- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Rrjedhimisht, ky është dëbimi i dytë i diplomatëve rusë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt. Më herët, Shkupi zyrtar dëboi pesë diplomatë rusë për të cilët u tha se edhe ata kishin vepruar në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Gjithashtu, Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2021 shpalli ‘persona non grata’ dy diplomatë rusë. Në të dyja rastet, Rusia ka reaguar me masa reciproke, duke dëbuar diplomatë maqedonas nga Moska.

Përpara dy dëbimeve të fundit – ku janë përfshirë 11 diplomatë – sipas një liste të disponueshme në faqen e internetit të Ambasadës ruse, gjithsej 19 diplomatë rusë ishin regjistruar në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë ambasadorin e Federatës Ruse në vend, Sergei Baznikin dhe dy zyrtarë ushtarakë. Ambasada e Rusisë tani ka mbetur me tetë diplomatë, përfshirë ambasadorin.

Shkupi zyrtar ka dënuar operacionet ushtarake ruse në Ukrainë dhe i është bashkuar BE-së dhe SHBA-së në vendosjen e sanksioneve kur regjimit të Vladimir Putinit./KDP/

Të fundit