E premte, 26 Korrik, 2024

PARALAJMËROHET FUSHATË MË INTENSIVE PËR VAKSINIM

Me rënien e numrit të të infektuarve Komisioni për Sëmundjet Infektive ka rekomanduar heqjen e maskave për disa ambiente të mbyllura, si dhe heqjen e monitorimeve epidemiologjike të kontakteve dhe izolimin e tyre. Këto rekomandime janë si rrjedhojë e vlerësimit se gjendja epidemiologjike është përmirësuar.  Ekspertët e shëndetit publik shprehen se lufta me virusin ende nuk ka përfunduar. Paraljmërohet fushatë tjetër sensibilizuese për vaksinim.

 Shkruan: Puhiza Osmani

Lehtësimi i masave ati-covid të propozuara nga KSI vlen për disa ambiente të mbyllura ku përjashtim bëjmë objektet shëndetësore, transporti publik, shtëpitë për të moshuarit dhe farmacitë, sepse në këto vende ka rrezikshmëri më të lartë për transmetimin dhe përhapjen e virusit. Normalisht që maska duhet të mbahet nga të sëmurët kronik si dhe nga personat me sëmundje imunokompromentuese. Gjithashtu mbetet e vlefshme masa për izolimin e të infektuarëve.

Propozimi për heqjen e maskave vlen edhe për stafin arsimor në shkolla, ku nuk është më e detyrueshme që nxënësit të mbajnë maska.

Epidemiologët theksojnë se maskat duhet të mbahen në hapësirat ku distanca fizike është e vështirë për t’u mbajtur. Ata gjithashtu rekomandojnë që në ambientet me transmetueshmëri të konsiderueshme dhe të lartë, maskat duhet të përdoren nga të gjithë pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit. Si dhe bizneset private mund të zgjedhin që klientët e tyre të mbajnë maska, por kjo nuk do të jetë e imponuar me ligj.

Ekspertët e shëndetit publik u shprehën se rastet e koronavirusit kanë rënë që nga fillimi i janarit në kulminacionin e Omicronit, por virusi ende nuk është zhdukur. Sipas tyre në një rast tjetër me rritjen e numrit të të infektuarve do të bëhet e domosdoshme mbajtja e maskave.

Dr. Xhabir Bajrami thotë se duke u fokusuar më shumë tek pacientët e shtruar në spital dhe më pak në nivelet e resteve në komunitet, shëndeti publik do të jetë më i ngadaltë për t’iu përgjigjur shpërthimit të radhës së virusit.

“Është e qartë se rastet me virus kanë rënë, por kjo nuk do të thotë se lufta ka mbarur. Kjo priudhë që ne po kalojmë është thjesht një armëpushim, sepse virusi po vazhdon të qarkullojë dhe mund të pësojë mutacione apo variante të reja siç është rasti i momentit në Kinë”, thotë Bajrami.

Bajrami gjithashtu theksoi se më të moshuarit, apo ata me probleme të sistemit imunitar të vazhdojnë t’i mbajnë maskat rregullisht. Ai rekomandon që edhe njerëzit e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska  dhe të ruajnë distancën sociale në hapësirat e brendshme publike.

Megjithatë Komisioni tha se heqja e kësaj mase varet nga Qeveria dhe Shtabi i Përgjithshëm Koordinues.

“Rekomandimet e KSI-së nuk kanë karakter ekzekutiv për sjelljen definitive të vendimeve. Së pari duhet të kalojnë në Shtabin kryesor Koordinues e më pas edhe në Qeveri. Kështu që në atë pjesë administrative ne nuk kemi çfarë më shumë të rekomandojmë”, tha Nehmediviq.Kryetari i Komisionit, Aleksandar Petliçkovski tha se këto masa nuk po vendosen për përkeqësimin e mundëshëm të situatës, por janë vendosur në saje të përmirësimit të gjendjes epidemiologjike. Ai gjithashtu pralajmëroi për një fushatë më intensive të vaksinimit.

 

Të fundit