E shtunë, 27 Korrik, 2024

KARVANI RIKTHEU VËMENDJEN E VAKSINIMIT

Mjekët e vlerësojnë si nismë pozitive projektin “Karvani i vaksinimit”. Mjekja Monaliza Memeti, thotë se ky projekt riktheu vëmendjen tek qytetarët për rëndësinë e vaksinimit. Ndërkohë, Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandoi heqjen e detyrueshme të mbajtjes së maskave në ambientet e mbyllura. Kryetari Aleksandar Petliçovski, tha se nga kjo masë përjashtohen, spitalet, shtëpitë që kujdesen për personat e moshuar, farmacitë dhe transporti publik.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Karvani i vaksinimit në mbarë vendin sipas Ministris së Shëndetësisë ka rezultuar i suksesshëm. Të pyetur nga redaksia jonë, ata njoftojnë se gjatë këtij aktiviteti janë vaksinuar mbi 200 persona, që përbën një rritje prej 11%, prej para se të niste ky aktivitet.
“Në një ditë janë vaksinuar 50 veta dhe së bashku me pikën në Strumicë, për dy ditë janë vaksinuar mbi 100 persona. Në Shuto Orizarë brenda pak orësh janë vaksinuar 35 persona dhe për krahasim, vetëm 4 persona e kanë marrë vaksinën në periudhën dy javë para kësaj ngjarjeje. Për kohën e  ngjarjeve të organizuara deri më tani në kuadër të karvanit janë vaksinuar më shumë se 200 persona. Qendrat shëndetësore raportuan mbi 11% rritje të numrit mesatar ditor të vaksinimeve në këto institucione, krahasuar me javët e kaluara”, theksojnë nga kabineti i Ministrisë së Shëndetësisë.
Edhe mjekët e vlerësojnë si nismë pozitive projektin “Karvani i vaksinimit”. Mjekja Monaliza Memeti, thotë se ky projekt riktheu vëmendjen tek qytetarët për rëndësinë e vaksinimit.
” Karvani i vaksinimit riktheu tek qytetarët edhe një herë vëmendjen për rëndësinë e vaksinimit kundër KOVID-19, duke ju mundësuar vaksinim si dhe të gjitha llojet e informacioneve në lidhje me vaksinat, efektet anësore dhe efikasitetin e tyre. Gjithashtu, përmes karvanit qytetarëve ju dha mundësia edhe të evidentohen për vaksinat e pranuara jashtë shtetit tonë”, thotë mjekja Memeti.


Propozimi për heqjen e maskave në hapësira të mbyllura tha ajo më tej, është  dhënë në bazë të indikatorëve epidemiologjik. Kjo siç thekson, paraqet vazhdimin e heqjes së masave kufizuese kundër KOVID-19 dhe beson që jemi në rrugë të mbarë të heqjes së të gjitha masave kufizuese.
Ndërkohë, sot Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandoi heqjen e detyrueshme të mbajtjes së masakave në ambientet e mbylluara. Kryetari Aleksandar Petliçovski, tha se nga kjo masë përjashtohen, spitalet, shtëpitë që kujdesen për personat e moshuar, farmacitë dhe transporti publik.


“Me këtë masë lehtësuese dhe me masa e ardhshme për lehtësimin e resktriksioneve që kanë mbetur, nuk do të thotë se pandemia përfundon. Ne edhe në këtë moment planifikojmë hapa të ardhshëm në rast se do të ketë rritje të numrit të infektimeve dhe  dua të bëjë thirrje që të jemi më të kujdesshëm  dhe jemi duke planifikuar fushatë të vaksinimit intenziv. Në asnjë moment nuk do  heqim dorë nga imunizimi”, deklaroi kryetari i KSI-së, Aleksandar Petliçovski.
Përndryshe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 195 raste të reja me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 307.142.

Të fundit