E premte, 26 Korrik, 2024

KOMPANITË NË TELASHE, NDIHMA E QEVERISË SIMBOLIKE

Në përputhje me programin për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2022, Ministria e Ekonomisë ka shpallur dy thirrje publike për mbështetjen e kompanive vendore. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Drilon Iseni për KDP thotë se duke marrë parasysh faktin që kompanitë janë në telashe në këto kohë krizash, vlerësojmë se këto mjete janë simbolike. Ai gjithashtu thekson se 26 pakot e miratuara nga ana e qeverisë kanë karakter social, por nuk parashohin një injektim të mjeteve likuide tek subjektet afariste, as nuk i mbështesin kompanitë në aspekt të amortizimit.

Shkruan: Eljesa Dervishi

Në përputhje me programin për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe aftësisë konkuruese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2022, Ministria e Ekonomisë ka shpallur dy thirrje publike për mbështetjen e kompanive vendore që do të zgjasin deri më 6 maj të vitit 2022.

Janë parashikuar 50 milionë denarë për subvencionimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme ose rreth 800 mijë euro dhe 6 milionë denarë për mbështetjen e zejtarëve ose 98 mijë euro.

Për të dyja thirrjet publike, në përputhje me kushtet, do të subvencionohen shpenzimet e dëmtuara të kompanive për blerjen e makinave të bëra në vitet 2021 dhe 2022 për kompanitë që i përmbushin kushtet si vijon: të jenë kompani me kapital shumicë vendor, që nuk kanë marrë ndihmë shtetërore në tre vitet e fundit nuk janë subvencionuar përmes thirrjeve publike nga programi i AKIS i Ministrisë së Ekonomisë, të jenë themeluar së paku një vit para shpalljes së thirrjes publike, të mos kenë punuar me humbje në vititn 2021, t’i kenë të shlyera të gjitha detyrimet ndaj shtetit, të mos jetë nisur procedurë e falimentimit për ta dhe të jenë nga veprimtaria  Industri e përpunimit.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Drilon Iseni për KDP thotë se duke marrë parasysh faktin që kompanitë janë në telashe në këto kohë krizash, vlersojmë se këto mjete janë simbolike. Ai gjithashtu thekson se 26 pakot e miraturara nga ana e Qeverisë kanë karakter social, por nuk parashohin një injektim të mjeteve likuide tek subjektet afariste, as nuk i mbështesin kompanitë në aspekt të amortizimit.

“Në vitin 2021 vendi ynë ka patur 72,922 mijë subjekte aktive, nga të cilat 82% apo 59,796 mijë sbjekte janë mikro prej 1 deri 9 punëtorë, e më pas 5,488 subjekte të vogla deri në 50 punëtorë apo 7.5%, dhe 1.7% apo 1,244 subjekte të mesme që arrijnë deri në 249 të punësuar. Nisur nga këto numra, dhe marrë parasysh faktin që kompanitë janë në telashe të mëdha në këto kohëra krizash të njëpasnjëshme, vlersojmë se këto mjete janë vetëm simbolike dhe se duke patur parasysh numrin e madh të kompanive mikro, të vogla dhe të mesme, këto vlera nuk paraqesin anjëfarë mbështetje për ekonominë dhe bizneset. 26 pakot e miratuara nga ana e Qeverisë kanë karakter social dhe se nuk parashohin një injektim të mjeteve likuide tek subjektet afariste por as nuk mbështesin kompanitë në aspekt të amortizimiz të shtenjëtimeve të energjensëve”, deklaroi Drilon Iseni.

Mjetet që janë në dispozicion të dy thirrjeve publike do t’u shpërndahen të gjithë aplikantëve që do t’i përmbushin kushtet sipas pranimit zhvillim i barabartë rajonal.

 

Të fundit