E shtunë, 27 Korrik, 2024

MUAJT E ARDHSHËM VENDIMTAR PËR ZGJIDHJEN E KONTESTIT ME BULLGARINË

Analisti politik, Selim Ibraimi thekson se tre mujori i ardhshëm do të jetë vendimtar për t’i dhënë fund zgjidhjes së problemeve në mes Shkupit dhe Sofjes. Sipas tij, dinamika e muajit të fundit, lufta në Ukrainë, ka shtyrë që zyrtarët në të dyja vendet të mendojnë  në mënyrë racionale dhe pa ndikim nga historia. “Me rëndësi është që të dy qeveritë po veprojnë shpejt dhe janë para dinamikës ruse të dezinformimit”, ka theksuar analisti Ibraimi.

Shkruan: Enis Shaqiri

Mesazhi nga Sofja i kryeministrit, Dimitar Kovaçevski në lidhje me shtyrjen  e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian ishte dëshpërues, arsye kjo është vonesa e zgjerimit të BE-së ku si pasojë krijon destabilitet në rajon dhe se tendenca negative nga palët e treta të krijojnë hapësira për ndikim keqdashës.
Ndërsa kryeministri bullgar Petkov tha se ishte optimist për një zgjidhje të shpejtë, duke thënë se Maqedonia e Veriut i përket familjes së BE-së dhe atë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Duke folur për veton e Bullgarisë për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, Petkov tha se është bërë përparim i madh dhe se shumë çështje që dukeshin të vështira tani thonë se mund të zgjidhen.
I pyetur për dialogun me Shkupin, ai tha se Komisioni Historik e kishte informuar se është bërë përparim me figurat e rëndësishme historike në bisedimet me Shkupin për tejkalimin e dallimeve

“Komisioni Historik më informoi për disa figura të rëndësishme historike dhe trajtimin e tyre. Unë do t`ju jap disa detaje. Ne kemi bërë përparim në këto çështje, në një mënyrë shumë konstruktive dhe realiste që na hap mundësinë për të përshpejtuar negociatat tona. Sigurisht që unë dhe partneret e mi të koalicionit fillimisht do të duhet të marrim një raport të plotë nga komisioni, por sapo të marrim raportin, kjo punë do të shkojë shumë shpejt”, tha Petkov.

Ky optimizëm u mbështet edhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili tha se bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse çdo vonesë do ta bënte Ballkanin Perëndimor të prekshëm ndaj ndikimit të jashtëm.

Analisti politik, Selim Ibraimi thekson se tre mujori i ardhshëm do të jetë vendimtar për t’i dhënë fund zgjidhjes së problemeve në mes Shkupit dhe Sofjes. Sipas tij, dinamika e muajit të fundit ka shtyrë që zyrtarët në të dyja vendet të mendojnë  në mënyrë racionale dhe pa ndikim nga historia.

Si asnjëherë më parë që kur Sofja zyrtare e bllokoi Shkupin, tash janë rrethanat  e zgjidhjes së kontestit në mes dy vendeve. Tre mujori në vijim do të jetë vendimtar për t’i dhënë fund zgjidhjes së problemeve në mes Shkupit dhe Sofjes. Që një muaj kemi një dinamikë tjetër dhe këtu lufta në Ukrainë ka shtyrë që zyrtarët në të dyja vendet të mendojnë  në mënyrë racionale dhe pa ndikim nga historia. Tani për tani ky ndërmjetësim që është shtyrë nga SHBA dhe po perforomohet nga BE është në drejtim të duhur dhe nuk ka nevojë për garanci tjera shtesë nga të dyja shtetet. Mjafton që komisionet ta bëjnë punë e tyre dhe qeveritë të pajtohen për një marrëveshje të qëndrueshme. Koha është që të dyja qeveritë t’i lënë anësh akuzat dhe të fokusohen në pikat që kanë shkaktuar rënie të besueshmërisë  në mes dy vendeve. Në këtë sfond me rëndësi është të shohim veprimet e qeverive në dëbimin e diplomatëve rusë që kanë pasur linja komunikimi më anëtarët e komisioneve,tha Ibraimi.

Ibraimi mes tjerash theksoi se në qoftë se brenda këtij viti nuk kemi një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate me Sofjan problemet tjera që do të ngelin  të pazgjidhura me shumë gjasë do të mund të shfrytëzohen nga fosilet e Rusisë së Putinit dhe aktorë tjerë në Ballkanin Perëndimor. Mirëpo, sipas tij, e rëndësishmja e kësaj është se të dy qeveritë janë para dinamikës ruse të dezinformimit.

Tash e tutje rruga si në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut është më e qartë dhe besoj se një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate do të gjendet këtë vit, në qoftë se në vendet përkatëse nuk dalin prioritete tjera. Por, nuk besoj, se do të zgjatet çështja, pasi shumë probleme tjera  që do të mbesin anësh dhe të pazgjidhura do të mund të shfrytëzohen nga fosilet e Rusisë së Putinit dhe aktorë tjerë në Ballkanin Perëndimor. Në  vijim nuk mendoj që pengesa tjera do të dalin në mes dy shteteve në qoftë se po të dyjat kanë një cak të përbashkët. Ndryshe, garancitë do të kërkonin  garanci ku palët do të hynin në një rreth të zgjatjes së problemit. Ndërmjetësuesit këtë gjë e kanë parasysh dhe çështja është në rrugë e sipër për t’u rrumbullakuar pa zgjatje . Me rëndësi është që të dyja qeveritë po veprojnë shpejtë dhe janë para dinamikës ruse të dezinformimit,”, ka theksuar analisti Ibraimi.
Ndryshe Kovaçevski, theksoi se shtyrja e procesit të anëtarësimit të vendeve nga rajoni drejt BE-së, krijon dilema që mund të rezultojë në uljen e besimit të qytetarëve në BE-në.
Mesazhi u dha pas takimit të përbashkët me kryeministrat e Evropës Juglindore,
kryeministrin bullgar Kiril Petkov, kryeministrat e Rumanisë – Nicolae Cuka  dhe të Malit të Zi – Zdravko Krivokapic, të cilët si kryetarë qeverish të vendeve të NATO-s, diskutuan strategjitë e sigurisë në kontekstin e pushtimit ushtarak rus.

“Maqedonia e Veriut është harmonizuar siç duhet me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, sepse ne ndajmë të njëjtat vlera me vendet e BE-së dhe NATO-s. Theksova se zgjerimi i BE-së është në thelb një politikë sigurie dhe se ngërçi në këtë proces krijon destabilitet shtesë për rajonin sepse ka disa tendenca negative, krijon hapësirë ​​për ndikim nga palët e treta. Shtyrja e procesit të anëtarësimit në BE për vendet e rajonit krijon dilema që mund të rezultojnë në uljen e besimit të qytetarëve në BE. Megjithatë, edhe me sfida të tilla, Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet fuqimisht e përkushtuar për ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe promovimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit tonë”, tha Kovaçevski,

Përgjegjësia jonë tani, tha ai, është të përballemi me realitetin e ri strategjik në sigurinë evropiane dhe transatlantike.”

Të fundit