E shtunë, 27 Korrik, 2024

SINDIKATA PARALAJMËRON GREVË, MËSIMDHËNËSIT E MBESHTESIN

Nga 11 prilli mësimdhënësit dhe punonjësit e kulturës paralajmërojnë grevë të përgjithshme nëse qeveria nuk do të pranojë kërkesat për rritje të pagave në arsim dhe kopshte. Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, është revoltuar sepse akoma nuk ka marrë ftesë nga qeveria për të diskutuar bashkërisht rritjen e pagave të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm për të siguruar një jetesë të denjë. Përfaqësuesit e qeverisë kanë ftuar në “tryezën e bisedimeve”.

 Shkruan: Puhiza Osmani

Kryetari i sindikatës në gjimnazin “Drita”, profesor Arsllan Kadriu u shpreh se Qeveria duhet të marrë masa të përmirësojë kushtet e vështira për shkak të krizës momentale, dhe pagat e mësimdhënësve që marrin aktualisht sepse kjo ndikon në uljen e statusit të  profesionit të mësuesit, duke marrë parasysh që mësimdhënësit ndihmojnë në edukimin e të gjithë profesionistëve.

Unë si dhe shumë mësimdhënës të tjerë mbështesim vendimin e Kryesisë qendrore të Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, se nëse qeveria vazhdon të mos përfill kërkesat për rritjen e pagave në arsim dhe kopshte, më 11 prill do të organizohet grevë nga ana e mësimdhënësve. Unë mendoj që mësuesit duhet të kompensohen si profesionistët e tjerë me të njëjtën trajnim dhe përvojë, sepse ata luajnë një rol jetik në shoqëri.” thotë Kadriu.

Kadriu gjithashtu theksoi se mësimdhënësit që do të marrin paga të përmirësuara do të jenë më produktivë.

“ Nxënësit normalisht që marrin një arsim më cilësor nga mësues të cilët janë të kënaqur me kushtet e tyre të punës duke u fokusuar kështu tërësisht në procesin arsimor dhe nevojat e nxënësve,” thotë Kadriu.

Brunilda Kuçi, profesoreshë e gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme “Mosha Pijade” në Tetovë thekson se i gjithë sektori i arsimit kërkon rritje pagash, arsye kjo rritja e çmimeve, dhe problemeve qe përballen në punën e përditshme. Ndërsa mbi punën e grevës potencon se organet kompetente duhet që të vendosin për këtë situatë.

Pa diskutim që të gjithë kërkojnë rritje pagash, duke marrë parasysh rritjen e çmimeve, por duke pasur parasysh edhe problemet që përballemi në punën e përditshme. Ndërsa sa i përket grevës, nuk jam kompetente për këtë, pra ka organe që e vendosin këtë punë. Unë do të veproj si ta shoh të arsyeshme”, thotë për KDP, Brunilda Kuçi.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, bën thirrje që përfaqësuesit e sindikatave të kthehen në tryezën e bisedimeve. “Kthehuni në tryezën e bisedimeve, protestat në rrugë nuk sjellin zgjidhje. Vetëm respektoni dialogun, negociatat dhe ne do të arrijmë një zgjidhje. “Askush nuk do të dëmtohet, secili do të marrë atë që meriton. Për këtë jemi marrë vesh në Këshillin Social”, tha Bytyqi gjatë një vizite në “24 Analiza” së bashku me përfaqësues të sindikatave.

SASHK-u këmbëngul që rritja e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm të reflektohet që në rrogën e marsit të paktën për 18,5%, pa humbur asnjë muaj më tepër.

Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk e ka miratuar kërkesën e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, për rritjen e pagave për edukatorët në kopshte dhe mësimdhënësit në arsim.

 

Të fundit