E shtunë, 27 Korrik, 2024

DIPLOMATËT E PADËSHIRUAR AKTIVITETE NË KUNDËRSHTIM ME KONVENTËN E VJENËS

Të hënën në hapësirat e MPJ-së ishte thirrur ambasadori i Rusisë në Shkup, Sargej Bazdnikin ku i është dhënë nota diplomatike, me të cilën pesë punonjës të Ambasadës së Federatës ruse në Shkup janë shpallur të padëshiruar në vend. Pas vendimit të MPJ-së për dëbimin e pesë diplomatëve rus nga Maqedonia e Veriut, ka reaguar Moska zyrtare. Po ashtu, në një intervistë për mediat ruse, është prononcuar edhe Ministri i Jashtëm rus, Sargej Lavrov.

Shkruan: Eljesa Dervishi

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, ka theksuar se ky hap armiqësor paraqet vazhdimin e kursit për rrënimin pa krye të marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë. Do të jemi të detyruar të ndërmarrim masa reciproke, ka thënë ajo.

“Më 28 mars, pesë diplomatë nga ambasada ruse u shpallën persona non grata. Ky hap armiqësor është vazhdimësi e kursit drejt prishjes së marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë, të ndërmarrë nga autoritetet maqedonase. Do të detyrohemi të marrim masa reciproke. Duke iu bashkuar histerisë rusofobike të nisur nga Perëndimi, Shkupi ka riafirmuar edhe një herë gatishmërinë e tij për të sakrifikuar në mënyrë të pamatur sovranitetin dhe për të marrë vendime që bien ndesh me ndjenja publike dhe në kundërshtim me interesat e rrënjosura kombëtare”, ka theksuar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova.

Është pronocuar edhe Ministri i Jashtëm rus, Sagrej Lavrov. Në një intervistë për mediat serbe, ai tha se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mali i Zi, ishin detyruar në luftën me sanksione dhe të joshur me premtime për afrim të shpejt me BE-në.

“Ata ishin shtyrë në NATO, me aksione antiruse, në fushata antiruse. Më pas u dhanë lëvdata dhe u thanë ‘djema shumë mirë, vazhdoni me frymën e njëjtë’. Ky është një problem serioz. Janë vënë në pikëpyetje imazhi i BE-së dhe qëllimet e vërteta të politikës së saj në Ballkan”, është shprehur Lavrov.

MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se konform informacioneve që janë marrë nga organet kompetente, të lartpërmendurit kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe brenda pesë ditëve duhet të largohen nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Të fundit