E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Breshëri raketash ndaj Lvivit

Forcat ushtarake ruse po vazhdojnë të ushtrojnë trysni mbi qytetet ukrainase, duke goditur zonat në periferi të kryeqytetit të vendit, Kievit si dhe Lvivin, një qytet në perëndim të Ukrainës. Ky zhvillim vjen ndërsa udhëheqësit botërorë po bëjnë thirrje për një hetim të sulmeve të përsëritura të Kremlinit ndaj objektivave civile.

Breshëria e raketave që goditi Lvivin herët në mëngjes në periferi të tij është goditja më pranë qendrës së qytetit deri më tani. Lvivi është kthyer në një pikë për të gjithë ata që largohen nga pjesë të tjera të Ukrainës dhe ata që qëndrojnë aty për të ofruar ndihmë, ose për të luftuar.

Ndërkohë në qytetin në jug të vendit Mariupol, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e një teatri, që u godit nga forcat ushtarake ruse dy ditë më parë. Teatri shërbente si strehë për qindra njerëz.

Në Merefa, një qytet në verilindje të Kharkivit, të paktën 21 persona u vranë pas një sulmi të enjten me artileri, që shkatërroi një shkollë dhe një qendër komunitare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka verifikuar 43 sulme ndaj spitaleve dhe objekte të tjera shëndetësore në Ukrainë.

Të fundit