E shtunë, 27 Korrik, 2024

PROMOVOHET BESTSELLERI “NJË SHQIPTAR NË CIA”

Më 22 mars (Martë), ora 11:00, në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup do të bëhet promovimi i librit “NJË SHQIPTAR NË CIA” nga autori Bashmir Xhemaj, përcjell KDP.

Ky botim vjen pën përkujdesjen e Zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Dukagjini”.

Libri i shumëpërfolur dhe i mirëpritur nga lexuesit në Kosovë, i promovuar tashmë në Shqipëri dhe Mal të Zi, vjen edhe në Shkup. I komentuar gjerësisht në media, libri i zhanrit biografi, flet për një histori të vërtetë, të jetuar, mjaft prekëse dhe e treguar nga autori thjesht dhe me vërtetësi.

Ky është botimi i dytë i librit bestseller në Kosovë, i shpallur nga Libraria Dukagjini.

Kryepersonazhi i librit Destan Berisha, pasqyron në miniaturë vuajtjen që Kosova dhe shqiptarët përjetuan gjatë shumë dekadave. Ai u bë pjesë e operacionit sekret të CIA-së, 1949-1953, për ta rrëzuar pushtetin e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Krahas pjesëmarrjes së panelistëve, i pranishëm do të jetë autori, Bashmir Xhemaj dhe Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

 

 

Të fundit