E shtunë, 27 Korrik, 2024

HEQJA E CERTIFIKATAVE TË VAKSINIMIT VENDIM I NXITUAR

Vendimi për heqjen e certifikatave të vaksinimit nga mjekët shihet si vendim i nxituar. Këtë e argumentojnë me faktin se numri i personave të vaksinuar në vendin tonë është ende i ulët, ndërsa kjo masë ka për qëllim pikërisht rritjen e të vaksinuarve. Sipas tyre,  ishte koha për heqjen e maskave në shkollat fillore.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Vendimi i Komisionit për Sëmundje Infektive për heqjen e certifikatave të vaksinimit, sipas mjekëve është vendim i nxituar. Këtë e argumentojnë me faktin se numri i personave të vaksinuar në vendin tonë është ende i ulët, edhe përkundër asaj që shifrat e personave të diagnostifikuar është në ulje.

Sipas doktoreshës Valmira Osmani Abazi,  ishte koha për heqjen e maskave në shkolla fillore, por në ato të mesme dhe në universitet duhet të mbetet, sepse edhe nuk mund të flasim për fundin e pandemisë.

“Vendimi është i nxituar, për arsye se në një farë mënyre kjo masë kishte për qëllim rritjen e numrit të të vaksinuarëve në vendin tonë, ndërsa përqindja e të vaksinuarëve tek ne është rreth 40 përqind. Për mendimin tim mbatja e maskave në shkolla i ka mbrojtur fëmijët edhe nga viruset tjera sezonale, prandaj mendoj se në shkollat e mesme dhe në fakultete duhet të vazhdoj kjo masë kurse në shkollat fillore ishte koha të hiqen. Mendoj që është herët të mendohet për përfundimin e pandemisë, pa e thënë këtë fillimisht OBSH-ja”, thotë doktoresha Osmani Abazi.

Ndërkaq, një ditë më parë, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive Zllatko Mehmedoviq, deklaroi se heqja e masave në shkollat fillore është bërë në përputhje me situatën epidemiologjike në vendin tonë.

“Masat janë vendosur në drejtim të asaj që të fillojmë të kthehemi në jetën normale, por atë e bëjmë me  shumë kujdes. Ajo që fillimisht është vendosur është se si nxënësit të lirohen nga maskat. Gjithashtu gjendjen do e monitorojmë në afat ditor dhe javor. Nëqoftëse tregohet se masa është në rregull, do mendojmë që kjo masë të zbatohet edhe në shkollat e meseme. Raporti epidemiologjik tek ne thotë se ka ulje te vazhdueshme të numrit të të infektuarëve”, deklaroi Mehmedoviq.

Përndryshe, që nga fillimi pandemisë me Covid -19 janë diagnostifikuar 302.548, të shëruar gjithësej janë 291.431 persona, kurse betejën me Covid -19  e kanë humbur 9.159 persona. Raste aktive janë 1.955.

 

Të fundit