E premte, 26 Korrik, 2024

OPINION: UKRAINË-RUSI, KUSH DO TA FITOJË LUFTËN?

Nderkohe qe konflikti midis Rusise dhe Ukraines ka hyre ne diten e 19-te, forcat e armatosura te Ukraines kane shkaktuar deme te jashtezakonshme sa i perket pajisjeve luftarake te ushtrise Ruse, te cilat kalojne shumen 5.5 miliarde dollare deri me sot.

Ky pushtimi kriminal, ka bere qe deri tani nga vendi te largohen me shume se 2 milione banore dhe te shperngulen nga qytetet e tyre rreth 1.3 milione te tjere.

Sipas burimeve te sigurta, humbjet njerezore dhe materiale te ushtrise Ruse perfshijne sa me poshte vijon:

Rreth 5500 ushtare te vrare, perfshire ketu kater gjenerale brigade, shtate kolonele dhe me shume se 13.000 ushtare dhe mercenare te plagosur.

Me shume se 350 tanke, perfshire ketu edhe shume tanke te modelit te fundit Armada T-90 i cili kushton 5 milione dollare copa.

Me shume se 1100 mjete te blinduara, perfshire ketu mjetet e fundit Taifun-PO, VPK-3927 Volk 01, 02, 03 dhe AMN-2 Atlet 4×4 me vlere nga 300.000-350.000 dollare.

Sisteme te levizshme artilerie 155 m, 220 mm dhe 240 mm rreth 140 cope, perfshire 2S 19 Msta me vlere rreth 1.6- 2 milion dollare.

MLRS duke perfshire modelet BM21 Grad, BM-30 Smerch dhe Tornado me vlere te larte financiare.

35 sisteme te mbrojtjes ajrore perfshire nje sistem S-400 me vlere 300 milion dollare, 9 K 37 BUK me vlere disa dhjetra milione dollare.

48 avione luftarake, perfshire ketu avionet moderne SU-35 me kosto 85 milione dollare, SU-25 me vlere 11 milione dollare, SU-34 me vlere 40-50 milione dollare, SU-30 me kosto 35-50 milione dollare, SU-27 me kosto 30 milione dollare dhe MIG-29 te cilat kushtojne nga 15 milione dollare.

Me shume se 70 helikoptere sulmi perfshire ketu MI-24, MI-25, MI-35 me vlere 36 milione dollare sejcili dhe KA-52 me vlere 15 milione dollare.

Me shume se 600 automjete ushtarake logjistike dhe transporti.

Tete mjete ajrore pa pilot dhe 3 anije luftarake sulmi te mesme.

Nderkohe çdokush pyet se perse po deshton Putini, ministri Shoigu dhe gjenerali Gerasimov ne Ukraine?
Ne gjykimin tim jane shume arsye qe duhen marre ne konsiderate, por me kryesoret jane:

1. Presidenti i vendit Zelenski dhe shtabi i pergjithshem ukrainas qendruan te vendosur per tu perballur me pushtuesit ruse, duke motivuar dhe bere thirrje popullit per tju bashkuar rezistences popullore qe te luftonin deri ne vdekje kunder pushtuesve ruse.

2. Planizimi taktik, operacional dhe strategjik i Shtabit te Pergjithshem Rus ishte i gabuar, duke nenvleftesuar krejtesisht aftesite dhe kapacitetet ushtarake te Ukraines dhe fillimin e rezistences.

3. Sasia e forcave, mjeteve dhe teknikes luftarake ishte e pamjaftueshme per arritjen e objektivave dhe sasine e madhe te territorit ne te cilin do te vepronin keto forca.
Per te realizuar kete objektiv (me shume dyshim nese do ta realizonin) do te duheshin minimum 2- 2.5 here me shume trupa ushtarake, pra rreth 400.000-450.000 te tilla.

4. Edhe ne rast se mund te marrin kontrollin e ndonje qyteti te madh, trupat ruse nuk do te jene ne gjendje qe ta mbajne ate per kohe te gjate, per shkak te kostos se larte dhe mungeses se fuqise luftarake.

5. Perberja e trupave ruse, niveli i tyre i dobet i stervitjes, pajisjet personale, armatimi, morali i dobet, koordinimi i keq midis konvojave, mungesa e mbeshtetjes logjistike, mjeksore, ushqimore, mungesa e komunikimit te fshehte dhe jo vetem treguan perpara botes se reformat e “medha” per modernizimin e ushtrise ruse gjate dy dekadave te fundit te Putinit ishin krejtesisht te deshtuara, kjo edhe midis te tjerave edhe per shkak te korrupsionit te larte ne ushtri.

6. Humbja e luftes informative dhe e keqinformimit nga ana e ushtrise ruse, u perdor me shume sukses nga ushtria e Ukraines duke i treguar botes mbare konvojat e shkaterruara, helikopteret e rrezuar, ushtaret ruse qe dorezoheshin pa bere aspak rezistence, etj.

7. Mungesa e mbizoterimit te ajrit ne Ukraine nga mjetet ajrore ruse ruse, beri qe trupat ne terren te ishin te zbuluara dje pa mbeshtetje ndaj sulmeve guerrile me raketa moderne kundertanke dhe kunderajrore. Perdorimi i droneve Turke TB-2 demtoi shume mjete te blinduara ruse, sisteme raketash kunderajrore dhe qendra te komandim kontrollit.

8. Mungesa e mbeshtetjes dhe e koordimit te manovres me zjarr te mjeteve dhe njesive te mekanizuara/blinduara me mbeshtetjen ajrore, beri qe shume ofensiva te deshtonin me “sukses”.

9. Ushtria ruse eshte e pastervitur sa i perket taktikave dhe luftimit ne qendrat urbane, e cila eshte nje nga lufterat me te veshtira dhe komplekse. Edhe ne Afganistan dhe Çeçeni, ushtria ruse ka treguar paaftesi te madhe ne kete drejtim.

10. Fillimi i nje rezistence te armatosur dhe e luftes guerrile te sukseshme dhe mire koordinuar ne bashkepunim me ushtrine e Ukraines, forcat speciale, Legjionin e Huaj, forcat e rezistences, njesite e luftes guerrile dhe njesite e armatosura popullore.

11. Stervitja e ushtrise se Ukraines qe pas pushtimit te Gadishullit te Krimese ne vitin 2014 e deri me sot nga SHBA-te dhe ushtrite e NATOs ne luften jokonvencionale, krijimi dhe modernizimi i njesive speciale dhe komando, rriten ndjeshem aftesite e tyre luftarake per te organizuar me shpejtesi dhe efektivitet luften guerrile ne çdo rajon.

12. Mbeshtetja e ushtrise se Ukraines me mjete moderne luftarake te shumta, kane bere qe njesite pushtuese ruse te tmerrohen dhe ne asnje moment, rruge, lagje, qytet, rajon te mos jene te qeta dhe te sigurta.

13. Pushtimi i Ukraines sipas admiralit amerikan ne pension James Stavridis: “Ka qene gjeja me e mire qe ka ndodhur” ne aspektin e asaj qe nga ky moment vendet dhe ushtrite perendimore nuk do te nenvleftesojne me rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe shtimin e buxheteve te mbrojtjes. Ne kete linje, sipas tij: “Per 48 ore Putin frymezoi gjermanet qe te dyfishoje shpenzimet e mbrojtjes”.

14. Nga frika e humbjes dhe e diskretitimit, ruset kane kercenuar se do te sulmojne vendet te cilet po japin asistence ushtarake per ushtrine e Ukraines.

Pardje zv/ ministri i jashtem rus Sergey Ryabkov deklaroi se: ” Kemi terhequr vemendjen e SHBA-ve, se mbeshtetja me arme e organizuar nga shume vende, nuk eshte vetem nje levizje e rrezikshme por ne te njejten kohe edhe nje levizje qe i kthen keto konvoja ne objektiva legjitime nga ana jone”.

Si perfundim, deri sot me shume se 20 vende kane mbeshtetur me arme dhe pajisje luftarake ushtrine dhe popullin e Ukraines ( jo te blera, te dhuruara pa pagese).

Ne kete drejtim:

Britania e Madhe ka dhene me shume se 2000 cope raketa kundertank NLAW (efektive 20-800 m),

Gjermania me shume se 1500 raketa kundertanke dhe kunderajrore, 14 makina te blinduara dhe 10.000 ton karburant.

SHBA ka derguar, dhuruar dhe shitur disa mijera raketa Stinger dhe Javelin ne nje shume qe kalon me shume se 1.3. miliarde dollare asistence ushtarake, 200 milione nga te cilat u miratuan dje.

Kanada ka dhuruar 4500 raketa M-72 dhe 7500 granata dore.

Belgjika 2000 mitraloze te rende dhe te lehte 7.62 mm dhe 5.56 mm, 500 arme sniper, 3000 arme automatike dhe 200 raketa KT.

Hollanda 200 arme sniper kaliber i madh dhe minazbulues.

Çekia 30.000 pistoleta, 7000 arme automatike, 3000 mitraloze.

Danimarka 2700 raketa kundertanke supi.

Norvegjia 2000 arme kundertanke M-72 dhe 300 antiplumba.

Italia disa raketa Stinger, mortaja dhe sisteme kunder minave.

Finlanda 2000 antiplumba dhe 2000 helmeta.

Estonia 2400 pistoleta Ruse Makarov.

Greqia 1000 arme Kallashnikov dhe raketa KT.

Lituania raketa Stinger.

Polonia mortaja, predha artileria dhe municion kunderajror.

Sllovakia 11 milione Euro asistence ushtarake.

Sllovenia arme kembesorie, municion dhe helmeta.

Keto arme dhe jo vetem, do te bejne qe Putini dhe ushtria e tij te humbin nje nga lufterat qe e menduan me mendjemadhesi se do ta fitonin per 2-3 dite, nje lufte guerrile e cila shume shpejte do ti kujtoje Putinit dhe gjeneraleve te tij deshtimin e turpshem ne Afganistan (1979-1989) qe solli edhe shperberjen e BS dhe humbjen ne Çeçeni gjate viteve 1994-1996, lufte e cila e detyroi Boris Jelcinin te pranonte kushtet e tyre.

 

Autor: Dritan Demiraj, PhD. Ish Minister i Brendshem.

Të fundit