E shtunë, 27 Korrik, 2024

MUSLIU PËR KDP: REGJISTRIMI KA QENË NJË PROCES NORMAL, NUK KA PASUR LËSHIME TË MËDHA

Analisti politik, Albert Musliu, thotë për KDP se procesi i regjistrimit ka qenë në rregull, kurse rezultatet kanë rëndësi në krijimin e politikave më konkrete.

“Procesin e vlerësoj si proces normal për shkak se është zhvilluar në kushte të pandemisë. Nuk besoj se ka pasur lëshime të mëdha, por atë duhen ta kostatojnë institucionet. Nuk mundem të paragjykojë si do të dalin numrat, por gjithsesi rezultatet do t’i japin mundësi Qverisë të bëjnë plane, bazuara në numra sa i përket politikave konkrete.  Poashtu regjistrimi do të ketë ndikim në planet zhvillimore”, u shpreh Albert Musliu.

Deri në fund të muajit pritet të publikohen rezultatet e regjistrimit.

Përndryshe, regjistrimi i fundit në Maqedonin e Veriut është realizuar në vitin 2002. Në vitin 2011 kishte tentim për të kryer regjistrim të popullsisë, megjithatë ai dështoi për arsye politike. /G.Ismaili

Të fundit