E shtunë, 27 Korrik, 2024

DYGJUHËSIA NË EMBLEMAT POLICORE, KOMENTON MICKOVSKI

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka bërë të ditur se emblemat policore do të jenë edhe në gjuhën shqipe, përcjell KDP.

Kjo është konform Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin përdorimi zyrtar i shqipes u zgjerua edhe në polici.

“Edhe e një detyrë tjetër u përmbush sot! Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë! Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin”, ka shkruar Grubi në Facebook.

Reagimi i opozitës maqedonase ka qenë i paqartë. Lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski ka deklaruar se ka pritur “kësi gjërash nga Qeveria e Kovaçevskit”.

“Nuk jam i befasuar. Do të isha i befasuar nëse do të sillnin një investim të ri. Nëse do të ndalnin autobusë të të rinjve që të mos ikin jashtë. Kjo do të më kishte befasuar. Për këto gjëra janë mjeshtër, aspak s’jam i befasuar”, ka thënë Mickoski në emisionin “Samo Vistina” në Kanal5.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua në vitin 2017, ndërkohë që Ligji për inspektoratin e zbatimit të ligjit u aprovua në vitin 2019.

Të fundit